Trotineti gjysmë autonom lëvizë vet që të shkojë për dezinfektim

Biznese që japin me qira trotinete dhe biçikleta, shkaku i përhapjes së coronavirusit, tani janë fokusuar më shumë në pastërtinë e tyre, se sa në mundësitë që të jenë të rehatshme dhe atraktive.

Ky është edhe fokusi i një kompanie në Atlanta në Shtetet e Bashkuara, që ka zhvilluar një trotinet gjysmë autonom, që lëviz vetë pasi të ketë përfunduar udhëtimi i personit që e ka angazhuar.

Go X është një trotinet që mbushet me rrymë dhe vazhdon të lëvizë vet dhe të shkojë për dezinfektim, në pikën grumbulluese.

Me anë të këtij funksion, po bëhen përpjekje që i njëjti trotinet, të mos preket nga ndonjë klient tjetër, por t’i nënshtrohet procesit te dezinfektimit dhe të qëndrojë vet për një kohë, derisa të mos përdoret nga tjetri.

Lëvizja gjysmë autonome e këtij trotineti, bëhet nëpërmjet kamerave që nuk janë më të mëdha se ato të smartfonëve, derisa rrugët e zbrazëta ia mundësojnë këtë lëvizje, që është mjaft e ngadaltë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »