Tortë e shijshme me banane dhe brumë të thjeshtë çokollate

Torte me banane dhe brume çokollate

Recetë 100% e mrekullueshme! Ëmbëlsirë e shijshme të cilën do të dëshironi ta gatuani shumë shpesh! 

Përbërësit:

  • 300 g miell;
  • – 300 g sheqer;
  • – 50 g pluhur kakaoje;
  • – 1/3 e lugës së vogël kripë;
  • – 1 lugë e vogël sheqer vaniljeje;
  • – 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;
  • – 4 vezë, 300 ml qumësht;
  • – 50 ml vaj;
  • – 60 g gjalpë;
  • – 4 banane;
  • – 1 lugë uthull;
  • – kokos për dekorim.

Për shtesë:

  • 70 ml qumësht;
  • – 70 ml sheqer;
  • 20 g pluhur kakaoje;
  • – 40 g gjalpë.
Torte me banane dhe brume çokollate

Përgatitja:

Përbërësit e pluhurit (miellin, sheqerin, kakaon, kripën, sheqerin e vaniljes dhe sodën e bikarbonatit) përzieni në një tepsi, shtoni vezët, qumështin, vajin dhe gjalpin dhe bashkoni mirë me lugë.

Pastaj tundni pak me mikser që të bashkohen tërësisht në një masë të barabartë.

Bananeve hiqjani majat dhe pritni në copë gjatësie rreth 3 cm dhe rendisni vertikalisht në tepsi të rrumbullakët të lyer me gjalpë.

Në tretjen e tundur shtoni një lugë uthull, përzieni me lugë dhe qiteni sipër bananeve. Rrafshoni me lugë që në të gjitha anët të përhapet, pastaj piqeni në 180 gradë Celsius 60 – 75 minuta.

Kontrolloni me majë piruni nëse është pjekur.

Është e dëshirueshme të përdoret tepsi e rrumbullakët me perimetër 23 cm me anët të cilat hiqen.

Nxirreni nga furra dhe hiqjani anët tepsisë.

Tani radhën e ka shtesa – qumështin, sheqerin dhe kakaon përzieni në tenxhere që të bashkohen mirë dhe vendosni në zjarr.

Kur të nxehet pak shtoni gjalpin dhe përzieni që të përhapet në gjithë tretjen. Sipas dëshirës, sipër qitni thërrmija kokosi.

Kënaquni me shijen e mrekullueshme!

Ju bëftë mirë!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »