Si të shtojmë vizitat pasi të kemi ndërtuar një webfaqe?

Visitor statistics

Pasi kemi ndërtuar faqen dhe e kemi lancuar, duhet t’i kushtojmë vëmëndje shtimit të vizitave. Puna më e vështirë është që të bëjmë vizitorët të vijnë dhe të zgjedhin faqen tonë në vend të një faqe tjetër.

Cfarë duhet të bëjmë që vizitorët të zgjedhin faqen tonë?

Më poshtë i gjeni shtatë mënyra se si të shtojmë vizitat tek faqja:

1- SEO

Një nga mënyrat kryesore që klientët e mundshëm të gjejnë faqet e internetit është përmes kërkimit. Në momentin që kemi një pyetje apo kërkojmë një produkt i drejtohemi Google. Ndaj që faqja jonë të rankohet sa më lart në motorët e kërkimit duhet ti kushtojmë rëndësi SEO:

  • Të zgjedhim 1 apo 2 fjalë kyç për cdo faqe.
  • Të përshtasim URL, ALT e imazhit apo titujt në bazë të fjalëve kyç që kemi zgjedhur.
  • Të vendosim një përshkrim për cdo faqe.

2- Përdorni PPC(paguaj-për-klikim)

SEO është në vend të parë për rankimin, por kërkon shumë njohuri si dhe shumë kohë që të bëhen ndryshimet. Ndaj një mënyrë më e thjeshtë është me PPC, paguaj për klikim.

Ju mund të filloni të fitoni trafik nga motorët e kërkimit menjëherë duke përdorur reklama PPC për të promovuar faqen tuaj të re. Këto reklama shfaqen në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit për disa fjalë kyçe.

Me PPC, ju keni kontrollin mbi:

  • Si do të duket reklama juaj – ju jepni titullin, tekstin, imazhet.
  • Kush do e shikoj – ju përcaktoni audiencën.
  • Aty ku shfaqet – reklama do të shfaqet vetëm për ato fjalë kyçe që ju përcaktoni.
  • Sa paguani – Ju mund të vendosni buxhetin tuaj maksimal dhe të përcaktoni se cilat fjalë kyçe ia vlen kostoja.

3- Përdorni reklama dhe për rrjetet sociale

Rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e vizitave gjithashtu, por ka një problem pasi vetëm personat që ju ndjekin dhe shikojnë postimin tuaj mund të vizitojnë faqent tuaj. Në këtë rast përdorim reklamat.

Reklamat në rrjetet sociale fillojnë duke rritur shikueshmërinë tuaj dhe duke ju ndihmuar të merrni ndjekës të rinj. Dhe tek këto reklama ne vendosim audiencën që duam ti drejtohemi.

4- Investoni tek përmbajtja e marketingut

Sa më shumë informacione të vlefshme të keni në faqen tuaj, aq më shumë arsye do të kenë njerëzit të vizitojnë faqen tuaj.

Më anë të informacioneve të vlefshme ju e mbani gjithmonë faqen të përditësuar si dhe mund të përfshini më shumë fjalë kyçe që të rankoheni më lart në motorët e kërkimit.

5- Duhet të jeni aktive në rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë një mënyrë shumë e mirë që të jemi në kontakt me audiencën. Duhet të jemi aktive si dhe të gjejmë mënyra të ndryshme për të ndërvepruar me persona të së njëjtës fushë.

6- Partner me influencers

Influencers janë njerëzit në industrinë tuaj që kanë ndërtuar një audiencë. Ata janë një burim i vlefshëm për të promovuar faqen tuaj dhe për të shtuar vizitat.

Shpesh herë mund ti paguajmë që ata të promovojnë faqen tonë tek blogu apo në rrjetet e tyre sociale, ose gjithashtu mund të bëhet ndonjë marrëveshje që të kenë përfitim të dyja palët.

7- Shikoni statistikat e faqes tuaj

Gjithmonë duhet të analizojmë faqen si dhe të shikojmë taktikat që funksionojnë. Nuk ia vlen të shpenzojmë si nga ana monetare ashtu edhe në kohë për një taktikë që nuk funksionon për faqen tonë.

Duke analizuar mund të shikosh se cila funksionon më mirë dhe të fokusohesh tek ajo taktikë.

Për çdo informacion më tepër që keni mos hezitoni na shkruani në hapsirën për komente ose në Kontaktin tonë Direkt.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »