Si të përdoren rrjetet sociale gjatë kohës së pandemisë pa rënë pre e stresit dhe ankthit

Të gjithë e kanë vërejtur se rrjetet sociale, janë hapësira shumë stresuese gjatë kësaj kohe me pandemi, por megjithatë vazhdojnë t’i përdorin.

Me një rifreskim, mund t’i merrni lajmet më të reja, që janë një bekim por edhe mallkim në këtë të përhapjes së coronavirusit.

Ka shumë njerëz, që rrëshqitja e vazhdueshme nëpër poste që kanë të bëjnë me pandeminë është duke i zhytur thellë në ankth dhe stres, andaj duhet të marrin disa masa që ta ndalojnë këtë proces të dëmshëm.

Pse ia bëjmë vetës këtë

Hera e fundit që kemi dalë me shokë ka qenë fillimi i muajit të kaluar, ndërsa të gjithë kanë mbetur duke shikuar në ekranin e telefonit, për të marrë lajmet e reja lidhur me këtë infeksion që dukej se do prekte vetëm banorët e shteteve më të largëta.

Kështu duket se të gjithë kemi mbetur, të ngjitur për telefona duke i përcjellë lajmet në rrjetet sociale, për të përcjell të dhëna rreth zhvillimeve që po ndodhin në vendbanimet tona. Mirëpo, ka edhe lajme shumë shqetësuese, kurse nuk ndalojmë së kërkuari për më shumë të dhëna.

Dr. Anna Lembke e diplomuar në universitetin e Stanford, ku specializoi mbi varshmërinë, ka bërë të ditura disa të dhëna, pse të gjithë ia bëjmë këtë vetës edhe pse e dimë që është e keqe për shëndetin mendor.

“Gjatë përditshmërisë, gjithnjë kemi ankth që pulson në vetën tonë, ndërsa arrijmë ta menaxhojmë me rutinën e përditshme. Por, tani gjithçka ka ndryshuar”, ka thënë Lembke.

Me fjalë tjera, ata që janë marrë me sport apo aktivitete artistike, më nuk mund t’i bëjnë ato, derisa ata që kanë përcjellë sportin nuk kanë kur sepse gjithçka është ndërprerë, andaj rrjetet sociale janë zgjidhja e vetme.

Sipas saj, rrjetet sociale nuk janë të dëmshme nëse përdoren me kohë të caktuar dhe nuk teprohen, por duhet të evitohen sepse nganjëherë shumë njerëz e postojnë materialin e njëjtë, që në shumicën e rasteve ka përmbajtje të rëndë.

Shmangni përdorimin e rrjeteve sociale sa më shumë

Do ishte e lehtë të thuhet, se nëse iu mundojnë rrjetet sociale, të mos kyçeni në to, por kjo është e pa realizueshme.

Fillimisht, Lembke sugjeron të mos përdoret asnjë rrjet social për 24 orë, është një pushim prej tyre që nuk zgjatë shumë, por i mundëson përdoruesve që të lehtësohen prej tyre.

Kjo pauzë mund të realizohet për çdo javë, sikur ndonjë terapi e “detoksit”, ndërsa më pas të bëhet një orar kur do të përdoren këto platforma.

Më e mira do ishte, sikur të mos përdoren pas orës 20:00, në mënyrë që gjumi të jetë shumë më i qetë.

Pastaj, shmangni rrjetet sociale sa më shumë që mundeni, hyni vetëm që t’i merrni lajmet kryesore rreth situatës së krijuar, shikoni familjarët dhe miqtë e afërt dhe mbyllni llogarinë.

Twitter, dhe Facebook, janë dy nga këto platforma, që kanë më së shumti lajme dhe postime shqetësuese lidhur me situatën e krijuara së fundmi, andaj mundohuni të qëndroni më gjatë në platforma tjera si Instagram, Pinterest apo Reddit.

Ka edhe mundësi teknologjike që ta ndaloni kyçje

Nëse jeni në mesin  atyre, që nuk mund të ndalojnë së shikuari së paku një herë llogarinë në rrjetin social, atëherë ka edhe zgjidhje teknologjike.

Përdoruesit e iPhone, tashmë e dinë mundësinë Screen Time që mundëson të caktohet një orar i kohës kur doni të përcillni rrjetet sociale.

Në këtë formë, mundeni edhe t’i bllokoni njoftimet që iu arrijnë, ndërsa në smartfon të pranoni vetëm thirrjet telefonike.

Facebook e ka lansuar mundësinë Quick Mode, me anë të së cilës, ju mund të mos e përdorni këtë platformë për një kohë dhe të pushoni prej saj.

Derisa Twitter, për një kohë të gjatë e ka mundësinë e bllokimit të ndonjë fjalë, apo teme të caktuar, andaj nëse lajmet rreth coronavirusit janë shqetësim për ju, mund t’i bllokoni dhe të mos iu shfaqen më. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »