Shtyhet për së paku tetë javë mbrëmja e “Oscars 2021”

Bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave, të cilët organizojnë ceremoninë vjetore, u takuan përmes “Zoom”-it të hënën për të diskutuar datën që do të zhvillohet ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Ngjarja ishte planifikuar të mbahej më 28 shkurt 2021, por pasi pandemia e coronavirusit shkaktoi kaos në Hollywood dhe vendosi industrinë e filmit në pritje, qeveritarët vendosën të transferojnë ceremoninë më 25 prill 2021, sipas Variety.

“Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta”, filloi një deklaratë nga presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Dawn Hudson.

Oscars-Carlo-Allegri

“Ata sigurisht që e kanë këtë vit. Shpresa jonë, në zgjatjen e afatit të pranueshmërisë dhe datës sonë të çmimeve, është të sigurojmë që fleksibiliteti i kinematorëve duhet të përfundojë dhe publikojë filmat e tyre pa u ndëshkuar për diçka përtej kontrollit të kujtdo”, tha ajo.

Ajo shtoi: “Ky ‘Oscar’ i ardhshëm dhe hapja e muzeut tonë të ri do të shënojë një moment historik, duke mbledhur fansat e filmit në të gjithë botën për t’u bashkuar përmes kinemasë”.

Rregullat kanë ndryshuar gjithashtu.

Oscars-Kevin-Winter

Një film me metrazh të shkurtër duhet të ketë dalë në treg midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.

1 dhjetori 2020 tani është afati i fundit për ‘kategoritë speciale’ siç është filmi artistik i animuar.

15 janari 2021 është afati i ri për çmimin kryesor të mbrëmjes, “Best Picture”.

Akademia gjithashtu vendosi që gala mbrëmja vjetore të shtyhet në një datë të mëvonshme të paspecifikuar. /Telegrafi/

Trofeu-“Oscar”-Scott-Olson

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »