Shitet unaza e Kobi Brajantit, e fituar në finale të NBA-s

Një unazë me ar njëzet e katër karatësh dhe gurë diamanti, të cilën Kobi Brajant ia kishte dhuruar nënës së tij Pamela Brajant, është shitur në një ankand për 206 mijë dollarë.

Sipas “TMZ Sports” Brajant i kishte blerë dy unaza identike për nder të titullit të tij të parë në NBA me Los Anxhelos Lejkersin gjatë sezonit 1999/2000.

Nëna e tij, Pamela Brajant kishte tentuar ta shiste unazën edhe më parë në vitin 2013, por ishte ndaluar nga Kobi Brajant me padi në gjyq. Mirëpo më vonë gjyqi dha leje që të shesin unazën që mori çdo lojtar dhe trajner i Lajkersit, pas triumfit kundër Pejsersut në finale të NBA.

Ato gjëra i ishin shitur një koleksionuesi privat për gjithsej 280 mijë dollarë në vitin 2013, ndërsa tani koleksionuesi ka vendosur t’i shesë sërish ato gjëra në një ankand.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »