
Menemeni është ushqim tradicional turk nga domatet dhe specat.
Shpesh hahet për kafjall, mirëpo nëse dëshironi ta shmangni mishin, mund të hahet edhe si drekë. /Telegrafi/
Përbërësit:
- – 4 vezë;
- – një copë rrënje xhenxhefili;
- – 4 thelpinj hudhre;
- – 1 qepë;
- – 2 domate të mëdha;
- – ½ e filxhanit salcë domatesh;
- – ½ speci djegës;
- – ½ speci;
- – 2 lugë të vogla spec të bluar;
- – ½ luge e vogël rigon;
- – kripë;
- – piper;
- – vaj ulliri;
- – qepujka

Përgatitja:
- 1. Zieni domaten dhe qërojeni.
- 2. Nxehni vajin në tigan, shtoni hudhrën e grirë dhe xhenxhefilin dhe fërgoni derisa të zbuten, pastaj qitni edhe qepën e grirë. Pas pak, qitni edhe specat.
- 3. Shtoni domatet të cilat më parë i keni grirë dhe lini dy minuta pastaj qitni edhe purenë e domateve dhe erëzat e tjera, pos qepujkave.
- 4. Kur domatja të zihet, thyeni një vezë në tigan dhe vetëm pas dhjetë sekondash përzieni lehtë në tretje.
- 5. Shërbeni me qepujka.
Ju bëftë mire.