Sado e pazakontë tingëllon, studiuesit e lidhin seksin me çokollatat kështu!

Seksi dhe Cokollada

Interneti është plot me shaka se si çokollata është më e mirë se seksi dhe një kërkim “A është çokollata më e mirë se seksi?” në Google, shfaq rreth 74 milionë përgjigje. Përveç faktit që shumë janë të idesë se çokollata mund të jetë një zëvëndësues i mirë i seksit, nuk ka pothuajse asnjë hulumtim shkencor në lidhje me këtë.

Megjithatë, një studim i ri, i botuar në “Cureus” hulumtoi për një lidhje mes ngrënies së çokollatave dhe interesit për seks. Pjesë e studimit u bënë 723 burra e gra, të moshave nga 20 deri në 85 vjeç.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Në përgjithësi, burrat treguan një interes më të lartë për seks (7.4 pikë nga 10) sesa gratë (5.7 pikë nga dhjetë) – por gratë hëngrën më shumë çokollata në javë (mesatarisht 2.5 herë) sesa burrat (mesatarisht 1.8 herë).

Studiuesit më pas përdorën sasinë e çokollatës së konsumuar çdo javë për të parashikuar interesin për seks. Ata nuk gjetën ndonjë lidhje midis dy variablave te burrat. Sidoqoftë, gratë që hanin çokollatë më shpesh raportuan shumë më pak interes për të bërë seks.

Meqenëse ky ishte një studim korrelativ, nuk është e mundur të nxirret një shpjegim shkaku nga këto të dhëna. Ndërsa, sugjerimi kryesor është se “ngrënia e çokollatës te gratë ul interesn për seks”, shpjegime të tjera janë gjithashtu të mundshme. Për shembull, gratë që kanë prirje personaliteti për të patur interes të ulët në seks mund të jenë përgjithësisht më të interesuara për çokollatat për një sërë arsyesh. Kështu që, nevojiten ende kërkime të mëtejshme në lidhje me këtë temë.

Si përfundim, pse ekiston një marrëdhënie midis çokollatës dhe seksit?

Ndërsa lidhja biologjike që qëndron në themel të kësaj marrëdhënieje është kryesisht e paqartë, autorët e punimit sugjerojnë që ngrënia e çokollatës mund të stimulojë prodhimin e neurotransmetuesve serotonin dhe dopaminë. Meqenëse këto kimikate përfshihen gjithashtu në aktivitetin e trurit në lidhje me seksin, autorët sugjerojnë që çokollata mund të shkaktojë kënaqësi që mund të zëvendësojë atë që kërkohet nga seksi. Nëse kjo ide është e vërtetë, kjo duhet të vërtetohet plotësisht në kërkime të mëtejshme. /Psychology Today/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *