Rushabh Chheda filmon bukuritë derisa lëshohet nëpër toboganin 800 metra të gjatë të alpeve zvicerane

Një vajzë nga Holanda nuk ka hezituar që të shijoj peizazhet e alpeve zvicerane, duke u lëshuar me shpejtësi relativisht të madhe nëpër toboganin që është i gjatë qindra metra.

Rushabh Chheda, 28-vjeçe që me prejardhje është nga Mumbai i Indisë por që aktualisht jeton në Holandë, ka shpërndarë videon mbresëlënëse, ku shihen bukuritë e alpeve zvicerane derisa ajo po zbriste me shpejtësi nëpër tobogan, ku nga hoteli Oeschinsee që është ndërtuar në maje të kodrave kishte nisur rrugëtimin e saj.

Tobogani 800 metra i gjatë i dha kësaj vajze të re adrenalinë dhe një përvojë unike, derisa po zbriste alpeve zvicerane në Kandersteg.

Kujtojmë që në këtë tobogan lejohen ta përdorin personat nga mosha 3-vjeçare, kuptohet që ata do të kenë pas vetes një shoqërues që do të kujdeset për ata, kurse lëshimi nëpër tobogan kushton 6 dollarë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »