Rita dhe Vera Ora me dukje plot stil shëtisin në rrugët e Notting Hill

Rita dhe Vera Ora plot stil ne Notting Hill

Ajo ka qenë e izoluar larg familjes së saj gjatë pandemisë coronavirus, ndërsa tani po shijon ribashkimin me ta.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila është parë së bashku me nënën e saj, Verën duke dalë për kafe në Notting Hill, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja është parë me maske mbrojtëse, ndërsa mbante një kapele të bejsbollit, e që përshtatej me dukjen e saj të thjeshtë.

Rita dhe Vera Ora plot stil ne Notting Hill

Me flokë të kapura, Rita është parë po ashtu duke biseduar në telefon, ndërsa në dorë mbante një kafe.

Ndërsa nëna e saj, Vera është shfaqur mjaft me stil në një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë, të cilat i përshtati me një xhaketë unike.

Rita dhe Vera Ora plot stil ne Notting Hill

Theksojmë se Rita gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërsa edhe ka shijuar kohën me shoqërinë e saj në Cotsworld. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »