“Reketi”, 9 vjet burg për Boki 13 dhe 7 vjet për Katica Janevën

Katica Janeva - Boki 13 - Rasti reketi

Boki 13 u dënua me 9 dhe Katica Janeva me 7 vjet burg. Pas një gjykimi gjashtë muaj e gjysmë, rasti Reket u mbyll. Gjykatësja Vaska Nikolovska-Masevska tha që ajo e dinte se do të kishte një detyrë të vështirë, kur mësoi se pikërisht ajo do t’i gjykonte penalisht Bokin 13 dhe ish shefen e PSP-së.

Lajmi se ky rast më është dhënë mua, pikërisht mua, e pranova me vështirësi të madhe, sepse para meje në bankën e të akuzuarve ishte kolegia e deri djeshme, një njeri që në vetvete ishte institucion, Prokuror Special – tha Vaska Nikolovska – Masevska, Gjykatëse.

Katica Janeva nuk ishte në sallën e gjyqit për të dëgjuar aktgjykimin personalisht, për arsye familjare dhe shëndetësore. Boki 13, nga ana tjetër, e konsideron veten të dënuar politikisht.

Unë do ta shpallë këtë ditë si ditën e fushatës politike në Maqedoni. Ju keni miratuar një aktgjykim politik. Shikoni paratë e zhvatura në këtë Maqedoni kërkoni te Zoran dhe Vice Zaev, dhe jo te Bojan Jovanovski – u shpreh Bojan Jovanovski, i dënuar në “Reket”.

Prokurorja e krimit të organizuar Vilma Ruskovska është e kënaqur që Boki 13 dhe Katica Janeva janë dënuar. Ajo nuk është e kënaqur me masën e dënimit me burg për Boki 13. Vendimin do të apelojë në Gjykatën e Apelit, por pretendon se e di në xhepin e kujt përfunduan paratë.

Unë mendoj se shumica e tyre përfunduan te Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kjo është bindja ime personale -deklaroi Vilma Ruskovska, Prokurore.

Avokatët e Jovanovskit dhe Janevës besojnë se gjykata miratoi aktgjykime drakoniane pa përcaktuar prokuroria se ku përfundoi çanta e Louis Vuitton plot 1,5 milion euro. Paralajmëruan ankesa.

Ne e dinim që nga fillimi i këtij gjykimi se do të ishte një dënim kaq brutal dhe ky aktgjykim të paktën bazohet në dëshmi -deklaroi Sashko Dukovski, avokat i Boki 13.

Ne besojmë se me aktgjykime të tilla nuk rivendosim besimin në gjyqësor – theksoi Irena Fërçkovska, Avokate e Katica Janevës.

Jovanovskit do t’i konfiskohen rrobat, pikturat dhe mobilet e shtrenjta, dhe Janevës do t’i konfiskohen 50,000 eurot, për të cilat prokuroria thotë se janë nga “Reketi”.

Nëse nuk ka para në llogaritë bankare, atëherë do t’i merren sendet personale të saj, ose pasuritë e patundshme. Ana Kamçeva, gruaja e Orce Kamçevit, e cila e raportoi reketin nga Boki 13 dhe Janeva, personalisht e dëgjoi aktgjykimin në sallën e gjyqit. /alsat-m/

Bojan Stojanovski

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »