Recetë ideale për ditët e nxehta të verës – Sallatë patatesh me kastravecë!

Sallatë patatesh me kastravecë

Sallatë e mrekullueshme kremoze dhe freskuese. 

Freskuese, e lehtë dhe e shijshme, përgatitet shumë lehtë.

Përbërësit:

  • 6 patate;
  • – 2 kastravecë (të freskët);
  • – 10 rrika;
  • – 1 tufë kopër;
  • – 1 lugë të vogla mustardë;
  • – 3 lugë uthull molle;
  • – kripë;
  • – piper taze të bluar;
  • – 4 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Patatet qëroni dhe pritni në kube. Zieni në ujë të njelmët.

Kastravecët dhe rrikat lani dhe pritni në kube. Koprën priteni imët.

Në një enë përzieni 4 lugë vaj ulliri, 3 lugë uthull molle, kripë, piper dhe 2 lugë të vogla mustardë.

Kur patatja të jetë zier, kullojeni mirë dhe kalojeni në enë me salcën, përzieni mirë dhe lëreni anash derisa patatet të ftohen.

Kur të ftohen patatet shtoni kastravecët, rrikat dhe koprën, përzieni mirë dhe shtoni erëza sipas dëshirës.

Lëreni në frigorifer të qëndrojë gjysmë ore para shërbimit. /fbiznes.com/

Ju bëftë mirë!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »