Real Madridi mbetet klubi më i vlefshëm i futbollit në Evropë

Raporti i Vlerësimit të Klubeve të Futbollit rendit klubet bazuar në vlerën e ndërmarrjes e cila përfshin përfitueshmërinë dhe popullaritetin.

Gjigantët e futbollit spanjoll Real Madridi mbetet klubi më i vlefshëm në Evropë, sipas raportit të vlerësimit të Klubeve të Futbollit nga firma e kontabilitetit KPMG.

Raporti, i botuar të enjten, e vendosi Manchester Unitedin në vendin e dytë, ndërsa rivalët vendas të Realit, Barcelona e kapërcejnë Bayern Munich në të tretin.

Në vendin e pestë renditet Liverpooli, ndërsa pas tyre zënë vend Manchester City, Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Raporti i pestë vjetor rendit klubet bazuar në “vlerën e ndërmarrjes” së tyre, një metrikë e krijuar që analizon përfitimin, popullaritetin, potencialin sportiv, të drejtat televizive dhe pronësinë e stadiumit deri më 1 janar të vitit 2020.

Kjo do të thotë se ndikimi i pandemisë së coronavirusit nuk u mor në konsideratë.

Real Madridi është klubi më i vlefshëm me 3.8 miliard dollar

“Vlerat e klubit me siguri janë prekur. Por, ndikimi i menjëhershëm nuk mund të përcaktohet ende”, ka shkruar Andrea Sartori, kreu global i sportit në KPMG.

Borussia Dortmund dhe Schalke përfaqësojnë gjithashtu Bundesligën në 15 vendet e para ndërsa janë nëntë klube të Ligës Premier, shtatë skuadra spanjolle dhe gjashtë klube italiane në 32 vendet e para.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »