Pyetje e shpeshtë: Si mund të hap një faqe interneti

Si te ndertoj nje web faqe ne internet

Trendi i hapjes së një hapësire online po rritet dita ditës. Shumica e njerëzve hasin vështirësi në krijimin dhe publikimin e faqeve të tyre prandaj ne do ju tregojme 3 hapa se si të hapim një faqe interneti shpejt dhe sigurt.

Hapi 1: Zgjidhni në cilën plaformë do të ndërtoni faqen tuaj 

Zgjedhja e platformës së duhur është prioritet. Nëse ju jeni një fillestar atëherë  zgjedhja më e mire për ju mund të jetë WordPress. WordPress-i është i lehtë për tu përdorur, intuitiv , mund të personalizohet dhe të bëje saktesisht atë që ju dëshironi për faqen tuaj, mbi të gjitha është falas. Egzistojnë dhe platforma të tjera si Drupal, Joomla, Typo3 etj.

Hapi 2: Zgjidhni emrin e domain-it tuaj 

Faqes tuaj i duhet një emër. Bashkë me wordpress-in ju mund të merrni edhe një emër domain-i falas por ato janë të tipit (EmriIFaqes.wordpress.com).  Nëse po kërkoni për një domain me profesional si (.al .mk .net ose .com) ju mund ta merrni nëpermjet DreamHost. Domain-i juaj duhet të jetë unik, të ketë minimumi 2 karaktere, maximumi 63. Ju këshillojme një emër që lidhet me bisnesin marken tuaj dhe të jetë i thjeshtë për tu mbajtur mend.

Hapi 3: Gjeni kompaninë për Host-imin e faqes tuaj 

Në mënyrë që ta beni faqen tuaj të aksesushme nga të gjithë në internet, ju duhet një host. ‘Web hosting’ në thelb është hapësira që ju bleni në një webserver për të ruajtur dosjet e faqes tuaj të internetit. Ka shumë ofrues të web hosting në dispozicion si DreamHost në një gamë të gjerë të çmimeve në varësi të shërbimeve të tilla si numri i domain-eve, hapësira ose bandwidth. Në varësi të opsioneve qe ju përshtaten zgjidhni atë paketë që është më efikase për ju. Ne webhost.al për cdo hostim qe ju merrni, emri i domainit të faqes tuaj vjen falas, çka mund t’ju kursejë kohë dhe kosto.

Tani që faqja juaj është ndërtuar, domaini si dhe hostimi është zgjedhur, gjithçka është gati për lançimin e faqes që sapo krijuat, në internet.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »