Publikohet ‘trailer’-i i dokumentarit për jetën dhe veprat e Bekim Fehmiut

Dokumentari për veprat e Bekim Fehmiut

Të hënën u shënua dhjetëvjetori i vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu.

Fehmiu shquhet si një nga figurat më të mëdha të kinematografisë vendore, i cili ka lënë prapa një karrierë të bujshme në film dhe teatër.

Për nder të veprave të tij, është duke u përgatitur një dokumentar mbi jetë dhe karrierën e tij.

Regjisori Valmi Tertini është duke përgatitur këtë dokumentar, teksa ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të asaj se çfarë ka arritur të realizojë deri më tani.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, regjisori nga Gjakova bëri të ditur se pandemia globale ua ka vështirësuar paksa punën, por që gjithsesi do ta finalizojnë së shpejti.

“Një video nga puna e bërë deri më tani, për dokumentarin e gjatë “BEKIM FEHMIU”. Pandemia na ndaloi kohën. Sot, 10 vjetori i ikjes fizike të Bekimit!!! Puna vazhdon, siç BEKIMI e meriton. Mirënjohës ndaj Jush Faleminderit”, ka shkruar Valmir Tertini.

‘Trailer’-i i këtij dokumentari është publikuar në një video të shkurtër në kanalin YouTube. /Telegrafi/

You May Also Like

1 Comment

  1. You can definitely see your enthusiasm in the work
    you write. The world hopes for even more passionate writers like you who are
    not afraid to say how they believe. At all times go after
    your heart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »