Pamela pranon se nuk i ka pëlqyer filmi “Baywatch”, i bazuar në serialin me të njëjtin emër

Pamela Anderson u bë e njohur botërisht falë rolit të CJ Parker në serialin e popullarizuar “Baywatch”, ku luajti gjatë viteve 1992-1997.

Aktorja e famshme e përsëriti shkurtimisht rolin e saj edhe në filmin e vitit 2017 që ishte një ribërje e bazuar në serialin e dikurshëm.

Mirëpo, gjatë pjesëmarrjes në emisionin ‘Watch What Happens Live With Andy Cohen’, ajo ka pranuar se nuk i ka pëlqyer realizimi i ri me Dwayne Johnson, Zac Efron, Kelly Rohrbach, Jon Bass, Alexandra Daddario e Priyanka Chopra – në rolet kryesore.

“Nuk më ka pëlqyer… Përpjekja për të bërë filma nga serialet televizive, vetëm sa i ngatërron gjërat”, ka thënë 52-vjeçarja, e njohur si ikona e Playboy.

Pamela njëherësh e ka kritikuar buxhetin e madh të shpenzuar (ndërmjet 65-69 milionë dollarë) për realizimin e filmit, duke thënë se për xhirimin e serialit janë shpenzuar vetëm gjysmë milion dollarë.

Filmi “Baywatch” mori kritika të shumta negative, megjithatë rezultoi i suksesshëm në ‘box office’ duke përfituar rreth 180 milionë dollarë. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »