
Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes së kësaj pjate kryesore.
Kur gatuani bizele, gjithmonë shtoni ujë të nxehtë, sepse uji i ftohtë dëmton perimet gjatë gatimit.
Përbërësit:
- – 3 qepë;
- – 600 g bizele;
- – 500 g kërpudha;
- – 200 ml salcë domatesh;
- – 2 lugë miell;
- – erëza të thata;
- – pak vaj.
Përgatitja:
Qepët e qëruara grini imët dhe fërgoni në vaj.
Pastaj shtoni kërpudhat e grira imët dhe vazhdoni t’i fërgoni edhe 10 minuta.
Shtoni bizelen e zier në avull dhe të gjitha bashkë fërgoni edhe 20 minuta në zjarr ulët.
Dhe mu në fund qitni salcën e domates, erëza të thata, qitni pak ujë dhe shtoni miellin.
Lërini të vlojnë edhe 15 minuta.
Ju bëftë mirë! /fbiznes.com/