
Edhe një mënyrë ndër qindra të tjera të përgatitjes së qofteve…
Përbërësit:
- – 600 g mish të bluar
- – 3 qepë
- – 1 gotë ajkë të thartë
- – kripë
- – piper
- – 1 simite bajat
- – 0,5 dl qumësht
- – majdanoz
- – 2 thelpinj hudhre
- – vaj
- – 200 g oriz
- – rigon
Përgatitja:
Simiten njomeni në qumësht.
Mishit shtoni 1 qepë të grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës, të fërguar në vaj, kripë, piper, majdanozin e kulluar dhe simiten e thërrmuar.
Të gjitha përzieni dhe formoni qoftet.
Në vaj fërgoni 2qepë. Në enën për pjekje qitni qepët e fërguara dhe 200 g oriz.
Masën fërgojeni, pastaj sipër saj radhisni qoftet, qitni sipër 2 dcl ujë dhe piqni në furrë 35 minuta në 200 gradë celsius.
Nxirreni nga furra dhe tundni 2 vezë dhe ajkën, qitni sipër qofteve, qitni rigonin dhe kthejeni në furrë edhe 15 minuta që të piqet.
Shërbejeni të ngrohtë me sallatë sezoni…
Ju bëftë mirë!