Në sezonin e fundit të La Casa De Papel ‘profesori’ bëhet me rival

Profesori Alvaro Morte - La Casa De Papel

Seriali i njohur, “La Casa De Papel” ka paralajmëruar ditë më parë se do të transmetojë sezonin e pestë dhe të fundit.

Derisa po bëhen përgatitjet për sezonin e ri, disa nga informacionet për të kanë filluar që të zbulohen, shkruan Express.

Nënshkruesit e Netflix do të duhet t’i thonë lamtumirë serialit spanjoll, pasi nuk do të vazhdohet më tutje.

Ndërkaq, fansat kohëve të fundit kanë qenë të zënë duke kërkuar se si do të jetë rrjedha e tij, pasi edhe personazhe të reja do të përfshihen.

Disa detaje i ka dhënë njëri nga përfaqësuesit e serialit, Alex Pina, ndërsa ka treguar se ‘profesori’ do të ketë një rival.

Miguel Angel Silvestre - La Casa De Papel

Produksionet e televizioneve të ndryshme mbarë botës janë afektuar nga pandemia coronavirus, por kjo si duket nuk ka ndikuar te “La Casa De Papel’.

Ndër të tjera, ekipi i hajdutëve do ta kujtojnë vdekjen e Nairobit, rol ky i luajtur nga aktorja Alba Flores. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »