Melinda Ademi publikon këngën “24 Bars” [VIDEO]

Rep-artistja Melinda Ademi tash e një kohë po krijon karrierën e saj muzikore në Kosovë.

Pas disa tentimeve që pati në Amerikë, krijuesja e hitit “Karma” gjeti veten në vendin ku edhe e ka prejardhjen.

Si fillim ajo është paraqitur si repere, ku edhe solli projekte muzikore të pëlqyera në masë të madhe.

View this post on Instagram

24 BARS // OUT NOW // LINK IN BIO

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on

Njëjtë veproi edhe me këtë të fundit, ku përmes rrjetit social Instagram, Melinda publikoi këngën e re të titulluar “24 Bars”.

Kënga është një lloj ‘freestyle’ dhe përmban rreth 1 minutë e 22 sekonda, në të cilën u shfaq para një mikrofoni.

Projekti i saj i fundit është publikuar para pesë muajsh, dhe mori miliona klikime në platformën YouTube.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »