Liverpooli dëshiron të largojë interesimin e Realit, duke i ofruar Manes kontratë të re

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi do të tentojë transferimin e Sadio Manes nga Liverpooli në këtë afat kalimtar veror.

Los Blancos ka kohë që e duan transferimin e senegalezit, andaj me të përfunduar ky edicion do të bëjnë ofertë për të.

Por, sipas asaj që raporton Football Insider, Liverpoli dëshiron të blindojë Manen me një kontratë të re.

The Reds do t’i ofrojnë senegalezit një pagë të majme, vetëm që të qëndrojë në Anfield.

Mirëpo, e gjitha do të varet nga dëshira e Mances për të qëndruar te Liverpooli, apo të bëhet galaktiku më i ri i madrilenëve.

Në rast se Real Madridi transferon senegalezin, atëherë Liverpooli do të fitonte 150 milionë euro nga shitja e tij. 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »