Lionel Messi e bind, Barcelona tenton rikthimin e Thiagos

Lionel Messi dëshiron të ketë lojtarët më të mirë afër vetës dhe vetëm në këtë mënyrë Barcelona do të ishte favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Lautaro Martinez dhe Neymar janë dy objektivat e mëdha për sulmin, ndërsa Barcelona synon të përforcohet edhe në mesfushë.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara mund të rikthehet këtë verë në Camp Nou pas shtatë viteve të kaluara të Bayerni.

Kontrata e Thiagos skadon në verën e vitit 2021, ndërsa Bayerni i ka ofruar kontratë të re, por që ende nuk është nënshkruar nga Thiago.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ka qenë vet Messi që ka biseduar me lojtarin duke i kërkuar rikthimin në Camp Nou.

Thiago është tunduar nga thirrja e Messit dhe po mendon seriozisht rikthimin në Barcelonë.

Ky operacion Barcelonës mund t’i kushtojë deri në 40 milionë euro, edhe pse vlera e lojtarit është më e madhe.

Bayerni mund të pranojë largimin e Thiagos në verë për 40 milionë, duke mos rrezikuar që vitin e ardhshëm ta humbas pa fituar gjë.

Interesim për Thiagon përveç Barcelonës kanë shprehur edhe Juventus dhe Manchester City.

You May Also Like

1 Comment

  1. Propecia Propiedades apcialisle.com – Cialis Is Cephalexin A Form Of Amoxicillin best place to buy cialis online forum Kamagra 100mg Test

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »