Lautaro Martinez: Gjithmonë jap 110 për qind për Interin

Lautaro Martinez: Gjithmonë jap 110 për qind për Interin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pohuar se gjithmonë përpiqet të japë 110 për qind për këtë klub mes spekulimeve për një transferim te Barcelona.

Lautaro ka luajtur 31 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime në sezonin e tij të dytë me Nerazzurrët.

Ylli argjentinas ka qenë i kërkuar shumë nga Barcelona dhe Manchester City, por ai ka treguar se jep gjithçka për Interin dhe objektivat e tij dhe të klubit.

“Unë jam një djalë që lufton gjithmonë. Për qëllimet e mia, për ato të ekipit dhe për lumturinë e tifozëve”, ka thënë fillimisht Lautaro.

“Trajneri Antonio Conte më dha besim. Është një gjë shumë e rëndësishme dhe thelbësore, sepse ai ka punuar në mentalitetin e secilit lojtar”.

“E vlerësoj shumë, çdo ditë ai na bën të rritemi”.

Thashethemet për një transferim në Barcelona nuk do të largohen, pavarësisht se e tejkaluan afatin për prishjen e klauzolës prej 111 milionë euro, por Lautaro insiston që ai vazhdon t’i japë gjithçka për zikaltrit.

“Unë gjithmonë përpiqem të jap 110 për qind për këtë klub, për të gjithë njerëzit që e duan atë dhe për fanellën e Interit”, përfundoi argjentinasi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »