Kur Messi kërkonte falje për një gol të shënuar

Leo Messi - Barcelona

Lionel Messi kishte kërkuar falje për herë të parë dhe të vetmen për një gol të shënuar në vitin 2015.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte shënuar në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër River Plates, në fitoren 3-0, mirëpo kishte refuzuar të festonte.

Messi arriti të shënonte në portën e kundërshtarit, por që kishte ngritur dorën në shenjë të kërkim faljes ndaj 16 mijë tifozëve të Riverit.

Edhe pse ishte pjesë e akademisë së Newell Old Boys, argjentinasi ishte ndjerë keq që mos t’i respektonte tifozët e skuadrës nga vendlindja e tij.

“E dija se si tifozët ishin të emocionuar për atë ndeshje dhe si kanë udhëtuar”, kishte thënë ylli i Barcelonës për FIFA-n.

“Dhe aty isha unë, një argjentinas që shënon golin e parë dhe iu prish ëndrrat atyre. Nuk e dija a të kërkoja falje, por më pas ngrita dorën”.

Edhe pse shënoi gol në portën kundërshtare, Messi u treguar korrekt më bashkëvendësit e tij dhe nuk dëshironte të festonte atë gol, që është i vetmi në karrierën e tij që nuk e ka festuar. /fbiznes.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »