Klopp: Lojtarët nuk do të gjobiten edhe nëse nuk vijnë në stërvitje

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur sot për Sky Sport për deklaratat e disa lojtarëve që kanë refuzuar të kthehen në stërvitje pas pandemisë coronavirus.

Kun Agueros dhe Danny Rose janë vetëm dy nga disa lojtarë që kanë frikë të rikthehen në fushë.

Edhe pse periudha më e vështirë e pandemisë coronavirus ka kaluar, futbollistët ndihen ende të rrezikuar për të zbritur në fushë dhe Klopp është deklaruar për lojtarët e tij.

“Rikthimi në fushë është zgjedhje e lojtarëve. Po, kanë kontratë dhe duhen të përgjigjen, por shëndeti është parësor”.

“Shumica prej tyre janë familjarë dhe kanë fëmijë të vegjël. Nëse ndihen të rrezikuar, të qëndrojnë në shtëpi. Nuk do të ketë dënime, gjoba, asgjë. Është vendimi i tyre”, ka thënë ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »