Kim Kardashian shfaqet me plot stil , teksa merr vëmendje me dukjen e re

Superylli televiziv, Kim Kardashian, ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit që ka bërë në dukje, pasi u kthye në bionde pas një kohe të gjatë.

Bukuroshja, që është një nga personazhet me më së shumti ndjekës në Instagram, ka tërhequr vëmendje të madhe me fotografitë e reja.

Meqë pandemia ka bërë që të gjithë njerëzit të izolohen në botë, 38-vjeçarja është kujdesur që edhe në karantinë të duket bukur.

Ajo së fundmi ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një veshje joshëse në të bardha.

E kuruar deri në detaje, Kardashian zgjoi interesimin e miliona fansave dhe mori komplimente nga më të ndryshmet.

Imazhet për vetëm pak minuta arritën të grumbullojnë afro 900 mijë pëlqime e qindra komente nga fansat e saj.

“E gjitha e veshur, askund për të shkruar”, ka qenë përshkrmi që ia ka vënë fotografive, referuar pandemisë globale që tanimë ka pushtuar gjithë botën

View this post on Instagram

All dressed up with nowhere to go

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Periudhën në karantinë bukuroshja e ka kaluar mjaft mirë me bashkëshortin e saj, Kanye West dhe katër fëmijët. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »