Kim Kardashian ekspozon format joshëse në bikini, teksa ndodhet në Malibu

Kim Kardashian shfaqi super linjat trupore ndërsa po pushonte në plazhet e Malibu me një palë bikini të zeza, gjatë ditës së hënë (27 shtator).

40-vjeçarja, tregoi asetet e saj joshëse në bikini duke mos lënë shumë vend për imagjinatë, teksa ishte në shoqëri të shoqes dhe ish-ndihmëses së saj, Stephanie Shepherd, shkruan DailyMail.

Të dyja ato arritën të marrin gjithë vëmendjen me format e tonifikuara dhe pamjen pa grim, e që dukeshin në formë të mirë dhe të relaksuara larg angazhimeve.

Kim mbuloi flokët e gjatë dhe të zeza me një kapelë bejsbolli ndërsa mbrojti sytë me një palë syze dielli me ngjyrë metalike.

Stephanie gjithashtu dukej mahnitëse me bikini të zeza me pjesën e poshtme asimetrike që tregonte shumë nga gjoksi i saj.

Shepherd ishte asistenti personal i Kim dhe zyrtarja kryesor operative e të gjitha markave Kardashian West nga 2013 në 2017, para se ajo të largohej.

Steph dhe Kim dukej se rindezën miqësinë e tyre në vitin 2019 dhe të dy e kishin bërë të qartë se megjithëse gjërat nuk funksionuan profesionalisht, mes tyre mbetet miqësia.

Kjo dalje e Kim vjen pas disa pjesëmarrjes së saj në Met Gala, ku u paraqit e mbuluar me një veshje të zezë që shkaktoj shumë zhurmë. 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *