Këto janë fotografitë nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë

Fotografitë nga Dielli më të afërtat të bëra ndonjëherë

Fotografi të reja të Diellit të marra vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato vijnë nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.

Fotografitë nga Dielli më të afërtat të bëra ndonjëherë
Instrumenti Metis bllokon dritën verbuese nga sipërfaqja diellore, duke lejuar që atmosfera e dobët e jashtme e Diellit të shihet. Frekuencat e ndryshme tregojnë karakteristika të ndryshme

Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Fotografitë nga Dielli më të afërtat të bëra ndonjëherë
“Pakoja e instrumenteve” do t’i lejojnë të zhbllokojë detajet e asaj që drejton sjelljen dinamike të Diellit.

“Dielli ka një sipërfaqe relativisht të ftohtë prej rreth 5.500 gradësh të rrethuar nga një atmosferë super e nxehtë prej më shumë se një milion gradë”, shpjegoi shkencëtari i projektit Esa, Daniel Müller.

Fotografitë nga Dielli më të afërtat të bëra ndonjëherë

Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra.

Për të qenë të qartë: ndërsa imazhet e reja janë marrë nga pika më e afërt ndonjëherë, ato nuk janë rezolucioni më i lartë i fituar ndonjëherë. /Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »