
Astronomët për herë të parë kanë qenë dëshmitarë të lindjes së një planeti të ri. Pamjet u kapen nga aparatet e posaçme për fotografi.
Planeti u detektua afër yllit AB Aurigae, i cili është 520 vite dritë larg. Rrethi lëvizës është shenjë për astronomët se një planet është duke lindur.
Procesi zhvillohet pikërisht brenda këtij pluhuri dhe gazi. Kur planetët e reja lindin, ata krijojnë këtë lloj të mjegullës së pluhurit.
Deri tani, astronomët nuk kanë pasur mundësi të fotografojnë pamje të këtilla të rretheve që krijojnë këtë gërshetim.