Kafeja për dietë – Kur duhet ta pini kafen që më lehtë të humbni peshë

Kafeja per diete

Kafeja ul apetitin, por forcon metabolizmin!

Nëse pini kafe, do të shpenzoni më shumë kalori sesa kur nuk pini.

Hulumtimet tregojnë që kafeja shpejton metabolizmin dhe është ideale nëse e pini menjëherë pas ushqimit, posaçërisht nëse racioni ka qenë i pasur, ndërkaq ushqimi i fortë.

Trukun tjetër të cilin e zbulojnë nutricionistët është që të pini kafe para stërvitjes.

“Kafeja para se të shkoni në palestër apo para se të vraponi, do të djegë yndyrat”, thonë ekspertët e ushqimit.

Kur personi ushtron, kafeina ndihmon në mënyra të ndryshme. Ajo mund të shtojë lirimin e acideve të lira yndyrore në gjak, gjë që të mundëson të ushtrosh më shumë dhe më gjatë.

Kafeina po ashtu rrit energjinë dhe të ndihmon të fokusohesh më shumë në trening. Kjo sepse neuro-transmetuesit  natyral si serotonina, dopamina dhe acetilkolina funksionojnë mirë gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk do të thotë që duhet që të mbështeteni te kafja si burim energjie, ajo do t’ju freskojë vetëm për një afat të shkurtër. Dhe, natyrisht – pa krem dhe pa shumë sheqer në filxhanin e kafesë!

Hulumtuesi mjekësor Chris Kilham, i cili është edhe autor i Medicine Hunter Inc. tha se pirja e kafesë pas ushqimit ndihmon në tretje.

Kjo do të thotë se kafja i ndihmon trupit të procedojë më ngadalë ushqimin. /fbiznes.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »