Ka vetëm 100 kalori – Ëmbëlsirë që nuk ka nevojë të piqet!

Ëmbëlsira qe ka 100 kalori

Është ëmbëlsirë shumë e popullarizuar për ata të cilët kujdesen për vijën e trupit!

Kjo ëmbëlsirë proteinash është zbulim i vërtetë.

Përbërësit:

– 500 g djathë i payndyrë;
– ekstrakt vaniljeje;
– 500 ml qumësht me proteina nga vanilja;
– ëmbëltues;
– 75 g lajthi;
– 30 g xhelatinë;
– 100 ml ujë,
– vaj kokosi;
– 350 g vishnje.

Përgatitja:

Përzieni djathin, ekstraktin e vaniljes, qumështin e proteinave nga vanilja, ëmbëltuesin sipas shijes, lajthitë e bluara.

Të gjitha përzieni bashkë.

Shtoni xhelatinën në ujë dhe prisni 15 minuta që të bymehet, në tepsinë e bërë me vaj kokosi shtoni vishnjat, shkrini xhelatinën fryrë, në zjarr të ulët.

Shtoni qumështin e proteinave, përzieni xhelatinën me tretjen, pastaj qiten tretjen sipër vishnjave.

Ftoheni 90 minuta në frigorifer dhe pritni në katrorë.

Shtoni sipër vishnjat, pak kanellë dhe kënaquni me një katror,i cili ka vetëm 100 kalori

Ju bëftë mirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »