Horoskopi Javor 24 Maj – 30 Maj 2021

Horoskopi Javor 24 Maj – 30 Maj 2021

DASHI – 21 Mars – 19 Prill

Puna: Dëshironi që të shpërbleheni për angazhimin tuaj – nuk doni të hyni në garë më të tjerët por doni të avanconi falë punës që bëni. Këtë lehtë mund ta arrini, sidomos personat e lindur në dekadën e parë dhe të dytë, mirëpo duhet ta keni të qartë se nuk është një fazë e ngritjes së menjëhershme në karrierë por avancimet do t’ju vijnë hap pas hapi.

Shëndeti: Është e këshillueshme që të merreni sa më shumë me sport, nëse dëshironi ta ruani këtë gjendje që e keni.

Dashuria: Dëshironi që gjatë kësaj jave partneri juaj t’ju falë shumë momente të bukura dhe romantike – por mos prisni që partneri t’ju lexojë mendimet por merreni iniciativën dhe kështu do të kaloni shumë net të bukura bashkëshortore. Ata që pretendojnë të fitojnë zemrën e personave të lindur në shigjetën e dashit, gjatë kësaj jave duhet të jenë shumë romantikë.

DEMI – 20 Prill – 20 Maj

Puna: Përfundoni obligimet tuaja të përditshme ashtu siç kërkohet, mirëpo mos prisni ndonjë avancim në karrierë – pasi që nga ana astrologjie nuk shiheni kriza as pozitive as negative. Pra, pranojeni këtë javë pa ndonjë ndryshim në karrierë dhe kushtoni më shumë kohë jetës private e sidomos lidhjes bashkëshortore.

Shëndeti: Duhet patjetër të jeni më të matur kur konsumoni ushqim dhe pije.

Dashuria: Do të jeni shumë konfuz në raport me partnerin – shumë shpesh e mundoni veten me pyetje se sa përshtateni me partnerin? Sa do të zgjasë lidhja juaj? Këto pyetje vetëm sa ju ngarkojnë psikikisht dhe e mundoni veten pa nevojë – andaj kushtoni më shumë kohë partnerit dhe mundohuni ta kuptoni më mirë. Për personat e lirë koha ideale për të gjetur partnerin e përshtatshëm është fundjava.

BINJAKËT – 21 Maj – 20 Qershor

Puna: Në planin profesional duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe më të angazhuar që ëndrra e juaj e kamotshme të bëhet realitet. Për fat të mirë Jupiteri së bashku me Merkurin ju mundëson që të keni fat në planin financiar – mund t’ju ndodhin befasi që as nuk i keni ëndërruar, pra mos e humbisni këtë moment, largoni dyshimet dhe shkoni drejt suksesit.

Shëndeti: Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë ose janë fryt i imagjinatës suaj.

Dashuria: Edhe bashkëjetesa më e mirë ndonjëherë kërkon freskim, pra këtë javë ekziston një recent i thjeshtë, mos e kaloni tërë kohën me partnerin por dilni me shoqëri më shpesh. Edhe lidhja do të bëhet më atraktive. Personat e lirë do të ishte mirë të dalin më shumë në vende publike.

GAFORRJA – 21 Qershor – 22 Korrik

Puna: Në planin profesional mund t’ju shfaqen vështirësi gjatë javës, pasi që gjërat i merrni shumë afër zemrës – mendoni se ju bëhen padrejtësi dhe menjëherë protestoni pa i matur fjalët. Punëdhënësit nuk do t’i pëlqejë kjo sjellje andaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe të punoni në mënyrë diplomatike.

Shëndeti: Të mundshme janë vështirësi reumatike apo lëndime eshtrash.

Dashuria: Temperamenti i juaj do t’ju sjellë momente shumë të mira edhe pse ndonjëherë mund të jenë edhe negative, mirëpo mbajeni ritmin se falë këtij temperamenti impulsiv mund të sqaroni shumë dilema në marrëdhëniet bashkëshortore. Personat e lirë me kohë do ta kuptojnë se miku më i mirë do të jetë edhe partneri më i përshtatshëm për ju.

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht

Puna: Paraqitja juaj pozitive ju bën që të takoni persona të përshtatshëm dhe kujdeseni për një atmosferë të mirë në punë. Pra, yjet janë në anën tuaj që të bëni një karrierë të suksesshme, mirëpo personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë do të ballafaqohen me probleme të papritura – është e mundshme që jeni lidhur me persona, për të cilët nuk keni besuar se mund t’ju sjellin probleme. Pra, angazhohuni në përmirësimin e gabimeve dhe padyshim që në fund do të shpërbleheni.

Shëndeti: Më shumë kohë kalojeni në natyrë me ajër të pastër, sepse mushkëritë i keni të rrezikuara.

Dashuria: Dëshira më e madhe e personave të lindur në këtë shigjetë është që të jenë në qendër të vëmendjes – mirëpo duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’ia sqarojnë partnerit se ai është numër një për ju. Personat e lirë e kanë periudhën adekuate që ta gjejnë partnerin jetës.

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 22 Shtator

Puna: Jeta profesionale nuk varet nga fjalët por nga puna dhe angazhimi juaj. Do të keni një ndryshim të madh në karrierë duke filluar nga rritja e pagës, ose ndonjë projekt madhor por edhe riskant. Mirëpo, para se të filloni ndonjë projekti madhor merreni edhe mendimin e shoqërisë dhe njerëzve që e dini se nuk do t’ju tradhtojnë. Pra me një planifikim te mirë të punëve asgjë nuk do të dështojë.

Shëndeti: Probleme ju shfaqen për shkak të ambicieve dhe emocioneve të mëdha.

Dashuria: Për ju primare është që të siguroni dashurinë e partnerit – mirëpo duhet ta respektoni partnerin dhe durimin e tij, pasi që disa persona vështirë ju adaptohen ndryshimeve. Personat e lirë nga data 7 deri më 13 maj duhet të jenë më të hapur për njoftime.

PESHORJA – 23 Shtator – 22 Tetor

Puna: Gjatë kësaj jave duhet të jeni më të ashpër ndaj kolegëve, të cilët dinë të bëhen të dashur me ju vetëm për interesa profesionale – andaj këtyre dukurive duhet t’ju thuani stop njëherë e përgjithmonë, dhe ndiheni të palumtur pasi që nuk dëshironi të bëheni vegël e të tjerëve. Mirëpo mos u brengosni shumë se java do t’ju sjell shumë avancime në punën profesionale.

Shëndeti: Jeni duke u këndellur nga streset që i keni pasur goxha shumë, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Do të jeni shumë të qartë në raport me partnerin – nga ai pritni që të bashkëpunoni, t’ju besojë dhe të formoni një bazë të fortë të marrëdhënies suaj në mënyrë që të ndiheni mirë së bashku. Për personat e lirë është një periudhë e shkëlqyer për të gjetur partner të përshtatshëm.

AKREPI – 23 Tetor – 21 Nëntor

Puna: Ju propozohet që në planin profesional ta ruani energjinë, pasi që sipas parashikimeve astrologjike nuk jeni në anën e suksesit ku mund të nevrikoseni po qe se investoni energji në karrierë të pasuksesshme. Po ashtu tentoni të bashkëpunoni me njerëz të papërshtatshëm të cilët pengojnë karrierën tuaj. Andaj mos ndërmerrni asgjë gjatë javës, por përgatitni projektet për javën tjetër kur edhe yjet ju rekomandojnë që t’i vini në funksion.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet me teprime në të ushqyerit.

Dashuria: Nuk do të jetë e lehtë që partneri ta kalojë mirë këtë javë, gjë që do ta vërteton edhe vet partneri – andaj merruni me ndonjë sport relaksues qoftë ai meditim apo joga që të ktheheni në rrugën e drejtë. Personat e lirë duhet të presin periudha më të përshtatshme për ta gjetur partnerin ideal.

SHIGJETARI – 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Puna: Mund të thuhet se java nuk është ideale për një karrierë të suksesshme, mirëpo bashkëpunimi ndërkolegial dhe harmonia në vendin e punës do të jetë një bazë e fortë për të punuar më tutje. Keni nevojë për një pushim të shkurtër në mënyrë që të pushoni psikikisht dhe vetëm kështu mund të koncentroheni në projektet dhe planet që ia keni parashtruar vetes.

Shëndeti: Shmanguni shkujit dhe veprimeve të pamatura.

Dashuria: Të lumtur do të jenë të lindurit në dekadën e parë të cilët do të ridashurohen në partnerin e tyre, ndërsa për të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë kërkohet që t’i qartësojnë raportet bashkëshortore. Për personat e lirë, ekziston mundësia të bashkohen me njeriun i cili për një kohë të gjatë ju ka në shënjestër.

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 19 Janar

Puna: Jeni të kënaqur me suksesin e arritur deri më tani dhe nuk kërkoni që të avanconi në punë momentalisht. Punën e merrni me sinqeritet të madh dhe me profesionalizëm, mirëpo nuk dëshironi të bëni hapa të ngutshëm.

Shëndeti: Pikë e dobët janë mushkëritë.

Dashuria: Edhe të lindurit në shigjetën e bricjapit dinë të bëhen romantikë, gjë që mund t’ia sjell partnerit një fazë shumë të lumtur dhe do të njohë më mirë edhe anën e butë të bricjapit – por prapë se prapë duhen te jeni të kujdesshëm se bricjapi javën tjetër përsëri mund ta ndërroj qëndrimin. Personat e lirë në këtë periudhë do të kenë mundësi të shumta që lehtë të vijnë gjerë tek partneri i ri.

UJORI – 20 Janar – 18 Shkurt

Puna: Përparësia e juaj profesionale është kreativiteti spontan që ju lind – jeni përplot ide dhe kjo ju bën që punëdhënësi t’ju ngrit në pozitë. Andaj yjet ju këshillojnë që të dilni hapur dhe t’i paraqitni qartë idetë tuaja origjinale, sigurisht që në fund të javës do të përfitoni bonuse ose edhe ngritje të pagës.

Shëndeti: Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe sa më të lumtur.

Dashuria: Kreativiteti juaj do ta freskojë edhe jetën bashkëshortore – ju do të prezantoni çdo ditë diçka të re përmes aktiviteteve dhe bashkëpunimit dhe nuk do të lejoni që të ketë monotoni me partnerin tuaj. Personi që do ta kthejë buzëqeshjen, ai do ta fitojë po ashtu edhe zemrën tuaj.

PESHQIT – 19 Shkurt – 20 Mars

Puna: Keni nevojë për një ambient të qetë dhe mirëkuptimi ndër-kolegial, edhe pse do të keni një periudhë shumë të tensionuar dhe bashkëpunëtorë do ta kenë problem të punojnë me ju. Provoni të jeni më stabil dhe tregoni vlerat e vërteta që i posedoni. Do të keni të ardhura të mira financiare, sidomos nga fundi i javës, ku edhe mund të bëni investime kapitale dhe te rrezikshme.

Shëndeti: Janë të mundshme shfaqjet e problemeve me traktin e urinës ose pengesa gjinekologjike.

Dashuria: Në këtë periudhë do të keni nevojë për ngrohtësinë e partnerit, edhe pse në fillim të javës do të jeni pak të tensionuar dhe provokues, me kalimin e kohës do të bindeni se afërsia e partnerit është balsami i shpirtit. Personat e lirë duhen të jenë të kujdesshëm se mund të lëndohen keq. /fbiznes.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code