Horoskopi Javor – 18 Maj – 24 Maj 2020

Horoskopi Javor – 18 Maj – 24 Maj 2020

DASHI – 21 Mars – 19 Prill

Jeta juaj në çift do marre një kthesë tjetër këtë jave. Hëna ka disa kohë që po ju bezdis dhe po ua bën gjërat të vështira. Priten ditë të mërzitshme dhe acaruese ne disa momente. Beqarët do mund të realizojnë takime shumë të rëndësishme me persona që nuk mund t’iu rezistosh dot. Me ta do fillojnë lidhje vërtet të bukura dhe emocionuese. Në planin financiar do fillojnë qe ditët e para problemet dhe tronditjet. Me shëndetin nuk duhet të luani sepse problemet e vogla në dukje mund të zmadhohen tej mase. Kujdes më shumë me stresin dhe sëmundjet ngjitëse. Në punë do bëni një riorganizim të situatës, do reflektoni për gabimet dhe gjërat do ju ecin më mirë. Marrëdhënia me familjarët për fat do jetë e kënaqshme.

DEMI – 20 Prill – 20 Maj

Ka rrezik që yjet të ndezin dëshirën konkurruese për ju gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta shihni edhe partnerin si kundërshtar të fortë. Kjo do sjelle debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë shumë të paduruar dhe mund të bëjnë gabime të pafalshme. Me shpenzimet do jeni më vigjilentë dhe do mendoni më tepër për të ardhmen e qëndrueshme. Shëndeti mund të kalojë edhe ditë delikatë. Dhimbke koke, rrufë , dhimbje fyti… këto do jenë simptomat më të zakonshme. Në punë Saturni do ndikojë negativisht, por ju nuk do dorëzoheni derisa të arrini qëllimet. Jeta familjare do mbetet goxha e trazuar dhe delikate.

BINJAKËT – 21 Maj – 20 Qershor

Jeta juaj ne çift do ndikohet shumë pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite dhe gjithë kohës do përjetoni çaste te këndshme me partnerin tuaj. Do jeni të dy kureshtare dhe do guxoni të provoni kënaqësi të reja. Beqarët duhet t’i besojnë më shumë instinktit të parë sepse ai do i drejtojë tek personi i duhur .Ne planin financiar yjet do ju mbështesin fort dhe do ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin të paprekur. Në fundjavë mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim për kënaqësi. Gjendja shëndetësore do fillojë të stabilizohet pas të mërkurës pasdite. Do jeni më në formë dhe nuk do keni probleme me ftohjen apo me shpinën. Në punë do ju përmirësohen kushtet dhe do e keni më të lehtë të arrini objektivat. Jeta familjare pa shumë shkëlqim, por edhe pa vështirësi.

GAFORRJA – 21 Qershor – 22 Korrik

Priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift këtë javë. Do jeni plot ide dhe do doni të provoni gjerë ektremisht të reja. Partneri do jetë gati për gjithçka dhe do ua bëjë çdo moment edhe më interesant. Beqarët gjithashtu do fillojnë ta pikturojnë jetën që duan të bëjnë dhe do dini ku dhe si ta kërkojnë dashurinë. Qe nga e enjtja për ta do fillojë një etapë shumë më e bukur. Në planin financiar do keni më shumë fat se më parë dhe kjo do ju ndihmojë të realizoni edhe disa investime më të mira. Në punë suksesi do jetë i garantuar dhe askush nuk do mund t’iu pengojë të realizoni objektivat. Këmbëngulja është një nga pikat më të forta. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht

Këtë javë do keni më shumë nevojë se kurrë për qëndrueshmëri dhe harmoni ju të dashuruarit.. Me partnerin do ndani çdo ndjenjë e çdo emocion kështu që priten ditë harmonike dhe të kënaqshme. Beqarët nuk do kenë arsye pse të mërziten pasi yjet do ua krijojnë të gjitha kushtet që ata të realizojnë takimet e tyre të ëndrrave. Ne planin financiar fati do vazhdojë të mbetet në anën tuaj dhe buxheti do vijë duke u përmirësuar. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt dhe nuk do lënë pasoja tragjike. Në punë do i zgjidhni një pjesë të problemeve që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë për të ecur para. Familjarët mund të sugjerojnë disa aktivitete emocionuese.

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 22 Shtator

Fale mbështetjes së Jupiterit këtë javë do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni. Gjithë kohës do jeni në humor të mirë dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse disa mendojnë vetëm interesat e tyre dhe nuk duan t’ia dinë nëse ju do lëndoheni një ditë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por në fundjavë mund të filloni disa strategji të efektshme që do sjellin përmirësime. Shëndeti vetëm ditën e martë mund të jetë paksa i trazuar sepse më pas do rifitoni energjinë dhe dinamizmin që ju ka munguar. Në punë nuk do arrini asnjë objektiv nëse nuk pranoni të bashkëpunoni me kolegët. Familja e qetë.

PESHORJA – 23 Shtator – 22 Tetor

Këtë javë do kaloni momente fantastike ju të dashuruarit dhe do ndiheni përherë mirë pranë atij që dashuroni. Kënaqësitë dhe emocionet kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Beqaret do arrijnë brena javët të fillojnë një lidhje harmonike, të ekuilibruar dhe që do ua zbukurojë më shumë jetën. Në planin financiar do i zgjidhni pak nga pak të gjitha problemet që keni pasur dhe do e mbani situatën nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë i përkryer. Nuk do keni mbrojtje shumë të mirë imunitare dhe mund të ndiheni të lodhur. Në punë pengesat dhe vështirësitë do ekzistojnë, por ju nuk do dorëzoheni asnjëherë. Jeta familjare do jetë e disiplinuar.

AKREPI – 23 Tetor – 21 Nëntor

Jeta juaj në çift mund të ketë turbullira gjatë kësaj jave. Kushtojini pak më shumë vëmendje partnerin dhe mos i lini problemet pas dore. Ju beqarët do adhuroni flirtet, por nuk do preferoni të hidhni hapa më tej. Tani për tani do doni thjesht të përjetoni emocionet e para. Sektori i financave do përparojë me ritme më të shpejta dhe do keni mundësi të bëni investime ndryshe nga më parë. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë nga disa kohë më parë. As ata që kanë vuajtur nga virozat dhe dhimbjet e kockave nuk do kenë më ankesa. Në punë do i merrni gjërat me optimizëm dhe gjithçka do ju ecë sipas planeve. Familja nuk do ketë mundësi t’iu ofrojë mbështetje.

SHIGJETARI – 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Jeta juaj në çift nuk do jetë e zhveshur nga pasioni gjatë kësaj jave, përkundrazi emocionet kanë për të qenë gjithnjë e më të forta. Do dini si ta mbani zgjuar dashurinë, por gjithmonë duke qenë të arsyeshëm. Beqarët do kenë deklarata, por duhet të presin deri në fund për ta kuptuar sesi do ju shkojnë gjërat. Në planin financiar, sido që të jetë situata nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe. Në këtë mënyrë do e mbani situatën të stabilizuar. Shëndeti do vijë ditë pas dite duke u përmirësuar. Do e rifitoni energjinë e humbur dhe do merrni fryme lirisht. Në punë do e keni paksa të vështirë t’i arrini objektivat sepse të gjithë do i keni kundër. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 19 Janar

Ditët e para te javës do jene mjaft delikate, por dalëngadalë situata ne çift do filloje te ndryshoje. Mirëkuptimi, toleranca dhe durimi do ju ndihmojnë te zgjidhni gjithçka me shpejt. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.

UJORI – 20 Janar – 18 Shkurt

Mos u tregoni posesive gjate kësaj jave ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. Shëndeti do ketë probleme te vogla. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shume me te qete. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.

PESHQIT – 19 Shkurt – 20 Mars

Këtë javë do jeni pafund sensualë, të parrezistueshëm dhe pasionantë ju të dashuruarit. Çdo çast pranë partnerit ka për të qenë i begatë. Lumturia është e garantuar për të gjithë. Beqarët do kuptohen më së miri me disa kolegë dhe ka mundësi që këtë javë të fillojnë t’i shohin me një sy tjetër. Me financat do ju duhet të bëni më shumë kujdes derisa situata të normalizohet plotësisht. Shëndetin duhet ta mbani më tepër nën kujdes sidomos nëse kohët e fundit keni pasur shqetësime gastrike. Në punë Jupiteri do ju mbrojë dhe do ua qartësojë idetë. Do dini përherë si të veproni. Jeta familjare nuk do jetë asnjë të re.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »