Horoskopi Javor 03 Gusht – 09 Gusht 2020

Horoskopi Javor 03 Gusht – 09 Gusht 2020

Horoskopi Javor 03 Gusht – 09 Gusht 2020

DASHI – 21 Mars – 19 Prill

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

DEMI – 20 Prill – 20 Maj

Gjatë kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata d ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Kujdes më shumë duhet të bëni nga dielli i nxehtë. Sipas Dritare.net, në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.

BINJAKËT – 21 Maj – 20 Qershor

Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.

GAFORRJA – 21 Qershor – 22 Korrik

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj. Periudhë e veçantë ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të pare dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht

Kjo javë do jetë më pak pasiononte, por jo e keqe. Ju të dashuruarit do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga vapa e madhe dhe djersitja. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 22 Shtator

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe në fundjavë do mendoni për t’u arratisur gjëkundi. Nëse jeni ende beqarë, duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shume persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.

PESHORJA – 23 Shtator – 22 Tetor

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

AKREPI – 23 Tetor – 21 Nëntor

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

SHIGJETARI – 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 19 Janar

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

UJORI – 20 Janar – 18 Shkurt

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.

PESHQIT – 19 Shkurt – 20 Mars

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Pas shumë zënkash në çift do jeni disi më të qetë. Do e kuptoni që edhe ju keni pasur gabimet tuaja, nuk ka qenë vetëm faji i partnerit. Për ju beqarët do ketë ndryshime drastike kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi. /fbiznes.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »