Horoskopi Javor – 01 Qershor – 07 Qershor 2020

Horoskopi Javor – 01 Qershor – 07 Qershor 2020

DASHI – 21 Mars – 19 Prill

Puna: Keni mundësi të shumta. E gjitha ju tingëllon reale dhe krejtësisht e arritshme, mirëpo afati në të cilin duhet patjetër të merrni vendim është shumë i shkurtër. Edhe pse në shikim të parë çdo gjë duket mirë, ekzistojnë detaje të rëndësishme të cilat mund t’ju dalin dore. Nga ana tjetër, derisa ju hamendeni, shansi do t’ju kalojë, ndërkaq juve do t’ju mbetet pendimi. Pra, para vetes keni situatën delikate në të cilën duhet patjetër të jeni të vendosur dhe të shpejtë, por njëherësh edhe të mençur.

Shëndeti: Ju ka kapluar melankolia.

Dashuria: Po tërhiqeni në vetvete. Mbase disa mosmarrëveshje me personin e dashur ndikojnë më keq sesa vërtet janë. Nëse në vend se të heshtni, do të përcaktoheni për bisedë të hapur dhe të sinqertë, do ta kuptoni që problemi nuk është ndërmjet jush por është pasojë e humorit momental të keq.

DEMI – 20 Prill – 20 Maj

Puna: Pas presionit të madh jeni të detyruar të merrni një vendim të rëndësishëm. Pa marrë parasysh sa jeni të shqetësuar, tensioni do të bjerë po atë çast kur të bindeni dhe të përcaktoheni saktësisht. Mos u ngutni me konkluzione, mposhteni padurimin. Gjatë kësaj periudhe është e mundshme një kthesë e cila do t’jua ndriçojë edhe më shumë situatën.

Shëndeti: Gastriti.

Dashuria: Jeni të hutuar, sepse ju tërheq personi i cili ose nuk është i përshtatshëm për ju ose lidhja me të nuk është e mundshme. Korrespondenca romantike, marrëdhënia platonike dhe fantazia, janë të mjaftueshme, janë të mjaftueshme që të ndiheni shkëlqyeshëm, sikur të jeni në valët e të dashuruarit. Iluzionet janë të dobishme vetëm nëse mund t’jua rregullojnë humorin.

BINJAKËT – 21 Maj – 20 Qershor

Puna: Do të keni një ofertë për bashkëpunim me personin i cili po ju vjen në jetë si dikush që dëshiron t’ju mësojë me diçka. Ideja ju është e dyshimtë, sepse çdo gjë tingëllon tepër mirë për të qenë reale. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, sepse pa marrë parasysh që personi, i cili ju imponohet, është i sinqertë, plani i tij nuk është mjaft real për të mos qenë ju kritik dhe për të hyrë në aventurë humbëse.

Shëndeti: Probleme me lëkurën.

Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin po sundon një heshtje e dukshme. Personi i dashur duket egoist dhe i padurueshëm. Romantikja juaj, këto ditë, po pëson goditje, sepse rrethanat po ju detyrojnë që situatën ta shikoni në mënyrën tjetër. Mos e humbni shpresën, kjo periudhë është afatshkurtër dhe kalimtare.

GAFORRJA – 21 Qershor – 22 Korrik

Puna: Kjo javë është e shënuar me ngjarje stresuese. Rezultati i mirë ju mbush me më shumë vetëbesim, andaj po mendoni për ndryshime të mëtejshme. Nëse i nënshtroheni humorit momental ekziston shansi i madh që në frymën e euforisë të bëni ndonjë veprim i cili, në afat të gjatë, do t’ju shkaktojë dëm. Bëhuni më i durueshëm dhe mendoni dy herë para se të vendosni diçka.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Mbani qëndrimin tuaj dhe mos lëshoni aspak pe. Po prisni që pala tjetër të bëjë hapin me të cilin lidhja juaj do të merrte formën e duhur. Edhe pse ndoshta keni të drejtë, nuk do të ishte keq që megjithatë të niseshit edhe ju në takim, me çka personit të dashur do t’i bëni me dije që dëshirat ju janë të dyanshme.

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht

Puna: Këtë javë humori varet nga financat. Ballafaqohuni me stresin, sepse ju pret një shpenzim i papritur. Dilni përballë këtij transiti në atë mënyrë që urgjentisht të përmblidhni veten dhe t’i gjeni llogaritë e mbetura të papaguara, të cilat i keni harruar. Jini të kujdesshëm edhe në komunikacion, janë të mundshme dëmtime. Pos kësaj, ruani dokumentet dhe me kujdes verifikoni të gjitha porositë të cilat ju arrijnë.

Shëndeti: Ruani mushkëritë.

Dashuria: Marrëdhëniet me partnerin i keni vënë në vendin e fundit, sepse po ju imponohen problemet të cilat ju vijnë nga familja e ngushtë që kanë të bëjnë ose me prindërit ose me vëllezërit dhe motrat. Personi i dashur gabimisht mund ta kuptojë këtë situatë, andaj do të jetë e dobishme që për çdo gjë të bisedoni haptas.

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 22 Shtator

Puna: I jeni ekspozuar rrezikut nga të gjitha anët. Edhe pse po avanconi në vendin ku jeni, kjo nuk është e mjaftueshme që t’ju motivojë që të angazhoheni edhe më shumë. E gjithë ajo që këto ditë do t’ju ndodhë do të jetë në shërbim të asaj që ju pret në të ardhmen. Mbani ndaj të gjithëve qëndrim drejtë, sepse nuk e dini se për çka do t’ju nevojitet ndokush në të ardhmen.

Shëndeti: Dhembje të eshtrave.

Dashuria: Nëse do të ishit realë, nuk do të kishit vërejtje të mëdha në jetën tuaj dashurore. Mirëpo, përherë ju ndjek ndjenja që diçka ju mungon. Ndoshta ju tërheq ideja që diçka që ka ndodhur në të kaluarën ka qenë më e bukur nga kjo që keni sot. Mos e mundoni veten, sepse ajo që ka dështuar gjithsesi nuk ka vlejtur.

PESHORJA – 23 Shtator – 22 Tetor

Puna: Kjo javë është aq intensive sa që nuk ju mbetet tjetër pos që t’i prisni të gatshëm detyrat dhe sfidat të cilat janë gjendur para jush. Jeni të vetëdijshëm që në periudhën e ardhshme shumëçka do të ndryshojë, andaj po ju kaplon frika. Mund t’i ndihmoni vetes nëse përqendroheni në atë që është tani dhe këtu dhe jo të mendoni për atë që vjen më vonë.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Është koha e duhur që të bëni kompromis. Juve kjo gjë vështirë ju shkon për dore, sepse çdo improvizim e përjetoni si humbje të lirisë. Çfarëdo që të mendoni këto ditë mos harroni që është partneri juaj, si edhe ju, personi me nevojat e veta dhe që atij ndonjëherë është e domosdoshme t’i lëshoni pe, madje edhe kur nuk ka të drejtë.

AKREPI – 23 Tetor – 21 Nëntor

Puna: Janë duke u zhvilluar ndryshime të rëndësishme. Jeni të rrethuar me tension dhe me ndryshime të vrullshme të humorit. Nuk ekziston mënyrë që të shpikni zgjidhjen me të cilën do të shmangni streset dhe t’u përgjigjeni të gjitha detyrave të cilat janë vënë para jush. Mos i mbivlerësoni aftësitë tuaja. Jepni çdo gjë nga vetja, mirëpo njëherësh të jeni real në pritjet tuaja, por edhe në pritjet nga të tjerët.

Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Dashuria: Në këtë sferë ka mbizotëruar monotonia. Në njëfarë mënyre, të dytë po e pranoni dashurinë si një projekt i cili shpejt duhet të sjellë rezultate. Jini të kujdesshëm në komunikim, sepse edhe pse atmosfera është e qetë, një diskutim i vogël mund të prodhojë konflikt serioz gjatë të cilit do të dëgjoni çdo gjë nga partneri juaj.

SHIGJETARI – 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Puna: Në kohën e tashme puna e paguar mirë matet me sasi solide parash, të cilat i fitoni me pak angazhim. Jeni të vetëdijshëm për këtë, andaj po mendoni si ta përmirësoni efikasitetin dhe t’ia lehtësoni vetes përditshmërinë. Pa marrë parasysh që situata mund t’ju duket premtuese, mos injoroni atë që çdo gjë që këto ditë filloni më vonë mund t‘i ekspozohet përmirësimit dhe revizionit.

Shëndeti: Dhembje të shpinës.

Dashuria: Përkrahja e partnerit po bëhet e mundimshme, sepse ai, në njëfarë mënyre, po ju obligon për diçka që e dini se në të ardhmen nuk jeni të gatshëm. Po ndiheni të zënë ngushtë, prandaj kjo mospërputhje në marrëdhënie po ju shqetëson. Juve ju mbetet të vendosni a jeni të gatshëm dhe me çfarë çmimi do të hiqni dorë nga liria personale.

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 19 Janar

Puna: E gjithë energjia juaj është e orientuar në punë dhe aktivitete afariste. Kjo është periudhë e vendimeve të rëndësishme, por edhe e zbulimit të të vërtetave të pakëndshme për të cilat deri tani as që ju ka shkuar mendja. Ju jeni si gjenerator, ndieni dhe thithni çdo vibracion që është rreth jush. Ana e keqe e padurimit tuaj është pikërisht në atë që jeni të prirë të kujdeseni për brengat e të tjerëve, madje edhe në dëm tuajin. Ruhuni nga intrigat.

Shëndeti: Dhembje të sinuseve.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore po afrohet fundi i një faze. Personi i dashur është i gatshëm për ndryshime të rëndësishme, mirëpo ju sikur nuk po i shihni. Pak kujdes për partnerin dhe një durim më shumë mund të freskojnë lidhjen e cila ka rënë në krizë. Nëse do të dështoni, do të keni komplikime.

UJORI – 20 Janar – 18 Shkurt

Puna: Jeni të hutuar. Po ndieni se çfarë po ju vjen dhe si po ju vjen në të ardhmen, mirëpo nuk dini se si të ndikoni në të. Derisa po hamendeni kështu, koha kalon, ndërsa asgjë nuk ndryshon. Tensioni dhe parashikimi i shtypur kërcënojnë që të përshkallëzojnë në formë të reagimit të pakujdesshëm me të cilin do të bëni gabim serioz dhe do t’i shkaktoni dëm vetes, të cilin në periudhën e ardhshme nuk do të mund ta përmirësoni.

Shëndeti: Lodhje kronike.

Dashuria: Ngjashëm si edhe në punë, çdo gjë varet nga ju. Thënë shkurt, nuk keni durim të mjaftueshëm për askënd. Lajm i mirë është që nuk do të prisni më gjatë, ndryshimet do të arrijnë në një të ardhme të afërt. Deri atëherë qëndroni të qetë dhe mos bëni veprime të parakohshme, sepse mund të jenë të gabuara.

PESHQIT – 19 Shkurt – 20 Mars

Puna: Kjo periudhë është e volitshme për ju, sepse në horizont është një fitim financiar, i cili do t’ju japë hapësirë që të zbusni tensionin i cili ju mundon tashmë një kohë të gjatë. Shfrytëzoni pushimin, mos merrni obligime të reja, por ditëve të ardhshme reduktoni aktivitetet afariste në minimum. Lini për më vonë çdo gjë që nuk keni obligim që këto ditë t’i përfundoni.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Shumica nga ju në këtë periudhë do të zbulojnë informacione të pakëndshme. Meqenëse fjala është për aspektet planetare të cilat tregojnë dështimet dhe manipulimet, këshillë e përgjithshme është që asnjë lajm të mos e merrni të mirëqenë, por me kujdes verifikoni burimet nga vijnë ato.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »