Horoskopi i dashurisë për vitin 2020: Ç’do të ndodhë me ju këtë vit?

Horoskopi i dashurisë për vitin 2020: Ç’do të ndodhë me ju këtë vit?

DASHI – 21 Mars – 19 Prill

Ky vit ka për t’u shoqëruar me romanca të shumta për shenjën tuaj. Do të përfshiheni në histori të ndryshme veçse kini parasysh diçka: kujdes me kë e harxhoni gjithë atë energji. Mbase po humbisni kohë me dikë të papërshtatshëm. Sidoqoftë, nuk jua kemi frikën. Një Dash përherë e merr situatën në kontroll.

DEMI – 20 Prill – 20 Maj

Ka ardhur koha të njihni njerëz të rinj dhe pse jo, të bini në dashuri. Lëreni dashurinë t’ju udhëheqë. Nga ana tjetër, kushdo që është në një marrëdhënie do të ketë përgjithësisht mirëkuptim me partnerin.

BINJAKËT – 21 Maj – 20 Qershor

Kushtojini rëndësi mënyrës se si i trajtoni të tjerët dhe se si ju trajtojnë. Kini parasysh: komunikimi është gjithçka! Përqëndrohuni në një person, kushtojini rëndësi lidhjes shpirtërore dhe mos u merrni me vogëlsira.

GAFORRJA – 21 Qershor – 22 Korrik

Je aty ku do të dojë të ishe, gaforre! Me mirësinë dhe optimizmin e Jupiterit në krah sektori juaj i dashurisë do të shkëlqejë. Është koha po ashtu që disa shpirtra të vetmuar të gjejnë gjysmën e tyre.

LUANI – 23 Korrik – 22 Gusht

Me Neptunin në zonën tuaj të intimitetit, lidhja shpirtërore dhe energjia do të jenë kryefjala. Kozmosi po ju sfidon me disa vështirësi të vogla por ama po ju shtyn drejt rrugës së duhur.

VIRGJËRESHA – 23 Gusht – 22 Shtator

Dashuria do të luajë padiskutim një rol vendimtar në jetën tuaj. Është koha të ndaloni dhe të analizoni se si po i shprehni ndenjat tuaja ndaj personit tjetër.

PESHORJA – 23 Shtator – 22 Tetor

Eklipsi diellor këtë shkurt do t’ju bashkojë me shpirtin tuaj binjak, të lidhur apo beqarë qofshit. Me ndihmën e Uranit ju keni mundur të ndryshoni mendimin dhe të hyni në zemrat e shumë njerëzve.

AKREPI – 23 Tetor – 21 Nëntor

Koha për ndyshim, akrep. Urani do të sjellë ndryshime dhe pak kaos në gjendjen tuaj emocionale. Çfarë dëshiruat dikur, nuk e dëshironi më tani. Do ta gjeni veten të surprizuar nga personat pas të cilëve do të jeni të dhënë.

SHIGJETARI – 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Bëhuni gati për ca shkëndija të reja. Këtë vit do ta gjeni veten duke përjetuar ndjesi si kurrë më parë.

BRICJAPI – 22 Dhjetor – 19 Janar

Është momenti i duhur të punoni më shumë me veten dhe të çliroheni nga komplekset në dashuri. Bëjini vetes të gjitha pyetjet që keni dashur t’i bëni dhe merreni përgjigjen nga vetë ju. Lëreni shpirtin të lirë dhe dashuroni.

UJORI – 20 Janar – 18 Shkurt

Një marrëdhënie e dështuar nuk ka përse t’ju mbajë peng. Koha për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një të ri, gjithë lumturi.

PESHQIT – 19 Shkurt – 20 Mars

Është një vit shumë i mirë për ju, nga ana dashurore. Eklipsi diellor i korrikut do t’ju hapë rrugën drejt dashurisë dhe kënaqësisë. Do ta gjeni veten të dhënë tmerrësisht shumë pas dikujt. Dikush do të ketë flutura në stomak këtu!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »