Guardiola kandidat për ta fituar Ligën e Kampionëve: I fituam dy herë madrilenët, Zidane nuk ka humbur kurrë me nokaut

Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola

Manchester City ka siguruar plasmanin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit 2-1.

Citizens kaluan tutje në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-2, pasi edhe në ndeshjen e parë kishin fituar 1-2 në Santiago Bernabeu.

E trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje.

“Krijuam shumë shanse dhe shënuam dy gola me gabime të tyre. Ne u përpoqëm që t’i sulmojmë ata nga kundërsulmet, por nuk është e lehtë asnjëherë ndaj kësaj skuadre”.

“Ne gjithmonë përpiqemi të mposhtim ekipe, ndonjëherë funksionin dhe nganjëherë nuk funksionon, në përgjithësi kemi bërë një punë të mirë”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll ka deklaruar se ishte shumë e rëndësishme që mposhtën Realin në dy takime.

“Ne i rrahem ata dy herë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Zinedine Zidane nuk ka humbur asnjëherë ndeshjet me nokaut dhe kjo tregon që ne kemi bërë një punë të madhe”.

“Jemi këtu për të provuar ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi”, tha Pep.

Krejt në fund trajneri spanjoll deklaroi se kanë tetë ditë kohë për ta studiuar kundërshtarin e radhës që është Lyon.

“Ne kemi tetë ditë kohë për t’u përgatitur për Lyonin. Fillimisht duam ta shijojmë këtë sukses dhe më pas mendojmë për kundërshtarin e radhës”, deklaroi Guardiola.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »