
Roberto Firmino ka treguar edhe një herë që është njëri nga futbollistët më pak egoistë në botë.
Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.
Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (6’, 76’) dhe Jordan Henderson (8’).
Megjithatë, njëri lojtarë që përsëri ishte në nivelin e duhur dhe dhuroi paraqitje superiore ishte sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.
Firmino përsëri dhuroi spektakël duke treguar se është lojtari më jo egoist në botë.
Tek goli i parë, ylli brazilian lejoi Salahun të shënojë, edhe pse mund të tundte edhe vet rrjetën. /fbiznes.com/