
Një burrë që po filmonte nga ajri me dron ka arritur ta regjistroj një pamje të pazakontë – një krokodil shtatë metra të gjatë në ujërat e njelmëta, që mund të konsiderohet si krokodili më i madh që ndonjëherë është filmuar.
David Brockwell ishte në përfundim të montimit të videos pasi kishte filmuar nga ajri me dron, por gjatë procesit vërejti diçka të pazakontë – aty pa se ishte një krokodil gjigant në rërë.