Episodi special i “Friends” pritet të finalizohet gjatë verës

Ribashkimi special i tyre ishte planifikuar të transmetohej më 27 maj, por data e xhirimit u shty përsëri për shkak të COVID-19.

Dhe tani EarnerMedia Entertainment dhe producenti Bob Greenblat zbuluan se xhirimet e këtij edicioni të veçantë do të finalizohen në fund të verës.

Duke folur me Variety të hënën, 60-vjeçari u shpreh se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e mundshme deri për atëkohë.

“Në fillim kemi menduar, se xhirimet do të vonohen për një ose dy muaj më së shumti, por tani duket se do të jetë shumë më e gjatë se kaq”.

“Ne jemi duke pritur që ta realizojmë këtë ribashkim me shpresë deri në fund të verës, nëse yjet janë në gjendje të mirë shpresojmë se mund të rikthehemi në xhirime”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Bob vuri në dukje se nëse urdhrat e qëndrimit në shtëpi vazhdojnë për shumë më gjatë, ata duhet të gjejnë një zgjidhje përmes një rruge virtuale.

“Për momentin, ne po përpiqemi të shikojmë të ardhmen dhe ta bëjmë këtë gjë në një mënyrë më konvencionale, dhe unë mendoj se ia vlen të prisni”, vazhdon ndër tjerash Greenblat.

Courteney, e cila luajti rolin e Monica Geller, në shkurt kishte folur me shumë emocion për ribashkimin e “Friends” pas kaq shumë kohësh.

Ajo shprehu se megjithëse kasti i aktorëve ende socializohen dhe kanë marrëdhënie të mira, tani të gjithë do bashkohen për herë të parë në një dhomë për të diskutuar rreth shfaqjes.

“Jam shumë e emocionuar, do kemi kohën më të mirë. Do jetë e shkëlqyeshme”, tha ajo.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »