Enca, e mrekullueshme në pozën e re

Ndërkohë që fansat janë në pritje të projektit të ri nga Enca Haxhia, këngëtarja i mban të përditësuar përmes rrjeteve sociale.

Autorja e shumë hiteve është duke e finalizuar këngën e re, të cilën do ta publikojë me videoklip, ndërsa gjatë këtyre ditëve i ka publikuar disa fotografi që besohet të jenë nga xhirimet.

Ndërsa për sot (e diel), Enca e ka veçuar një imazh, në të cilën shfaqet te dera e veturës dhe shfaqet mjaft tërheqëse.

Fotografia, në të cilën këngëtarja ka vënë në plan të parë ‘asetet’ më të përfolura të saj, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime vetëm për pak minuta.

Fotografitë që vënë në plan të parë hiret e Encës nuk janë të rralla në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 2.1 milionë ndjekës./Telegrafi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »