
Takefusa Kubo është një nga talentet më simpatik në botën e futbollit, ndërsa ylli japonez është në huazim te Mallorca nga Real Madrid dhe po tregon formë shumë të mirë këtë sezon.
Me 28 paraqitjet e tij në La Liga, 19-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë, por janë driblimet e tij që me të vërtetë kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Kubo luajti 90 minutat të plota për Mallorcan mbrëmë në humbjen 2-0 ndaj Real Madridit. Skuadra e tij aktuale pësoi humbje, por japonezi me siguri se i ka bërë përshtypje klubit që zotëron kartonin e tij.
I riu arriti t’i kompletojë 10 driblime dhe u faulua pesë herë, më i shumti çdo lojtar në fushë.
Ishte një moment kur Kubo i bëri të dy, Sergio Ramosin dhe Ferland Mendyn të duken si amatorë – gjë që nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë sezon.
Mënyra se si ai kalon të dy ta kujton një Lionel Messi të ri.
What a player Real Madrid have in Kubo…
— Real Madrid Analysis (@rmdanalysis) June 25, 2020
Dribbled past Ramos and Mendy like they were amateurs.. it will be interesting to see where he ends up next season.
pic.twitter.com/xod4OnmVu4
Sikur gjuajtja e tij të gjente rrjetën e Thibaut Courtois, ne do të flisnim për një nga golat më të bukur të sezonit.
Pjesa e ndërlikuar është se japonezi ka shumë konkurrencë nëse kthehet në Real Madridit, me emra si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Brahim Diaz, Marco Asensio dhe Reinier Jesus.

Por mund të hapet edhe një portë tjetër, ajo e transferimet në një klub tjetër të madh, ku sipas AS, Paris Saint-Germain tashmë ka shprehur interesin për lojtarin, por për momentin si Kubo edhe Real Madrid nuk mendojnë ndarjen.
Klauzola e blerjes së tij është ‘vetëm’ 250 milionë euro. /Telegrafi/