Dhjetë lojtarët më të trofeshëm të Real Madridit: Raul e Ronaldo nuk janë në listë

Sergio Ramos dhe Marcelo janë në rrugë të mirë që të bëhen lojtarët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit sa i përket trofeve të fituar.

Dy mbrojtësit aktiv janë duke e ngjitur në krye pasi së bashku kanë fituar 21 trofe secili.

Paco Gento ka fituar më shumë trofe për Los Blancos se kushdo tjetër me 23 trofe në total, gjatë viteve 1950 dhe 60.

Ai i ka fituar 12 tituj të La Ligas, gjashtë Kupa Evropiane dhe dy trofe të Kupës së Mbretit.

Gento ndiqet nga Manolo Sanchis, Ramos dhe Marcelo, të cilët kanë të gjithë nga 21 trofe. Ramos dhe Marcelo, ata kanë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligas.

Iker Casillas ka 19 trofe, aq sa ka Jose Antonio Camacho (19). Karim Benzema dhe Chendo janë të barabartë me nga 18 trofe secili, ndërsa Raphael Varane dhe Alfredo Di Stefano të dy kanë nga 17.

Dyshja franceze janë ende aktiv dhe mund të ngjitën në këtë numër.

Cristiano Ronaldo dhe Raul nuk janë në këtë mes, pasi të dy kanë fituar nga 16 trofe a ishin në Santiago Bernabeu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »