
Conor McGregor e ka emëruar vetën si më të mirin në histori të MMA, duke përjashtuar nga pozita e parë Anderson Silvan.
Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC është i njohur për vetëbesimin e tij të madh, duke ranguar tani në vendin e parë vetën e tij në sportin e arteve të përziera marciale.
“Më i miri. Kam thënë më parë se Anderson Silva është më i miri dhe se unë vij pas tij, por kam ndryshuar mendje. Unë jam në pozitën e parë dhe ai në të dytën”, ka shkruar McGregor në Twitter.
GOAT THREAD.
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 23, 2020
The array of finishes, across 2 divisions, with champion status in 1, Anderson Silva is No.1 MMA GOAT.
My array of finishes, across 3 divisions, with champion status in 2, I’m No.2. If not tied 1.
However still active, No.1 is fully secured by career end. And easily.
“Në vendin e tretë është GSP (George St Pierre) dhe Jones Jones. Këto vendime vijnë si pasojë e dyshimeve në fitoret e tyre, paraqitjet e tyre dhe gjëra të tjera të dyshimta”, thotë më tej irlandezi.
Por, braziliani Silva konsiderohet si më i miri në MMA, së bashku me Jones, pasi edhe pse kishin rezultuar pozitiv në testet anti-doping, ata ende rangohen lartë.