“Bloget e para në botë” – Historia e blogeve blogun e parë ia përshkruan Justin Hall

Historia e blogeve blogun e parë ia përshkruan Justin Hall

Historia e blogeve blogun e parë ia përshkruan Xhastin Holit (Justin Hall). Pas fillimit të ngadalshëm bloget kanë filluar të bëhen të popullarizuara me paraqitjen e blog-servistit të parë. Ksanga, Open Dajari, Pitas (Xanga, Open Dairy, Pitas) janë serviset e para me të cilat ka mundur të krijohet blogu vetanak.

Në janar të vitit 1999 Xhesi Xhejms Garet (Jessy James Garrett) me ndihmën e mikut të tij Kameron Baret (Cameron Barrett), pronar i stacionit të popullarizuar Camworld, e ka publikuar tekstin „Anatomia e veblogut” (Anathomy of the weblog).

Nëpërmjet përgjigjeve dhe komenteve të tekstit të tij, Garet pati sukses të evidentojë 23 bloge ekzistuese dhe e ka shënuar krijimin e blogosferës. Në atë kohë, sipas deklaratave të blogeristëve, ka qenë lehtë të shikohen dhe për një ditë të lexohen të gjitha bloget, por me paraqitjen e serviseve tjera (Blogger, Drupal, Movable Type, WordPress) blog-bashkësia ka filluar të formësohet dhe të pasurohet shumë më shpejt.

Për të kaluarën dhe zanafillën e blogeve flet edhe Rebeka Blad:

Konsideroj se atë që e bëjmë është interesante dhe me rëndësi, e prandaj
edhe kemi vazhduar. I kemi theksuar postiret e tjera interesante të blogeve
tjera, zakonisht duke e dhënë mendimin tonë. I kemi përkrahur blogeristët e tjerë kur ata do të gjenin ndonjë link interesant dhe e publikonim në bloget tona.

Kritikuesit na kanë quajtur incestoidë, sepse shumë shpesh jemi
ndërlidhur njëri me tjetrin. Por në këtë mënyrë i kemi zvogëluar lidhjet të
cilat çonin kah kanalet e mëdha (broadcasting) dhe në mënyrë isntiktive e
kemi përforcuar zërin tonë duke i orjentuar njërin kah tjetri.

Disa prej nesh mendonin se nëpërmjet seleksionimit të kujdesshëm dhe
përcaktimit të figurave, bloget kanë mundur të shndërrohen në formë të re
të mdiumit të cilat i vë në një vend të gjitha informatat nga burimet e
ndryshme, duke i zbuluar prirjet e mediumeve, e me atë ndoshta edhe duke
bërë ndikim ndaj publikut. Vizion të cilin unë e kam quajtur „patricipatory
medi” – mediume aktive (participative).

Bloget kanë filluar të zënë vendin e tyre edhe në mediumet tradicionale.
Magazinat Tajm, Tajms, Vajdr, Gardian (Time, The Times, Wired, The Guardian) dhe shumë të tjera, lajmërojnë për bloget dhe blog-bashkësitë. Në numrin më të madh të teksteve bloget ishin shpallur si pjesë e rëndësishme e së ardhmes.

Promovimi më i madh, por njëkohësisht edhe periudhë kur i tërë opinioni bloget i ka kuptuar seriozisht, si nga aspekti i mediumeve ashtu edhe nga aspekti financiar, ishte momenti kur Gugl (Google) shpalli se e blen servisin Bloger (Blogger). Kjo shitje shumicën në onlajn-bashkësinë e kanë kuptuar si shenjë se bloget bëhen meinstrim mediume.

Sot ekzistojnë shumë internet-servise në të cilat vetëm me disa klikime secili mund të krijojë blogun e vet. Përveç këtyre të cilat janë orjentuar kah publiku global (blogeer, xanga, livrjournal, myspace, wordpress), nëpër botë shumë të popullarizuara janë edhe blog-serviset lokale ose rajonale të cilat janë të lidhura në një shtet, në një gjuhë ose në një temë.

E kështu, përveç blogeve franceze, suedeze, kineze, japoneze për ne mjaft interesante janë edhe bloget kroate (blog.hr, mojblog.hr), boshnjake (blogger.ba, blog.ba), serbe (mojblog.co.yu) dhe gjithsesi edhe Bogeraji maqedona. Sot askush nuk është në gjendje ta shpallë numrin e saktë të blogeve në botë, sepse për çdo ditë krijohen dhe shlyhen me mijëra.

Por, gjithsesi, pas ekspansionit enorm, shikuar nga perspektiva e sotshme kah e kaluara, mund të konstatojmë se bloget njëkohësisht kanë qenë filtra të internetit, të cilat përnjëherë bëhen konfuze, njëlloj si edhe vetë interneti. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk ka bloge cilësore dhe të vlershme që meritojnë qasje më serioze.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »