Bartomeu i kërkon Leo Messit që të vazhdojë kontratën!

Lionel Messi e ka gëzuar Barcelonën për vendimin e tij që të mos largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar veror.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte mundësinë që të largohej si lojtar i lirë në këtë verë, pasi një gjë të tillë ia lejonte klauzola që e kishte me Blaugranasit.

Por, 32-vjeçari i ka qëndruar besnik kampionit të La Liga-s, mirëpo që kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2021.

Argjentinasi mund të hyjë në bisedime me ndonjë klub nga janari i vitit të ardhshëm, për të kaluar më pas në verë si lojtar i lirë, por ka një skenar tjetër.

Sipas Onda Cero Radio, Josep Maria Bartomeu ka kërkuar nga Messi që të vazhdojë kontratën deri në vitin 2023.

Presidenti i klubit katalunas dëshiron që sulmuesi të vazhdojë edhe për dy vite të tjera në Camp Nou dhe më pas të pensionohet nga futbolli me një post në klub.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »