Arrihet marrëveshja: Anthony Joshua vs Tyson Fury për përballjen e shumëpritur

Anthony Joshua vs Tyson Fury

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshja për dy përballje, aty ku do të përcaktohet kampioni i unifikuar në peshat e rënda.

Boksierët britanikë kishin filluar kontaktet që nga fitorja e Gypsy King ndaj Deontay Wilderit në muajin shkurt të këtij vitit, ku i mori titullin WBC.

Në anën tjetër, Joshua kishte mposhtur Andy Ruizin në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke i rikthyer titujt IBF, wBO dhe WBA në brezin e tij.

Por, fillimisht Fury duhet të fitojë trilogjinë me Wilderin dhe Joshua të mposhtë Kubrat Pulevin, në mënyrë që të kenë shansin që të luftojnë për titullin e kampionit të unifikuar.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka thënë për Sky Sport: “Ne jemi duke bërë një progres të mrekullueshëm, ka ende disa gjëra për të bërë dhe të konfirmohet data dhe lokacioni për takimin”.

Anthony Joshua vs Tyson Fury

“Ne kemi një mandatar si Dillian Whyte që dëshiron të zhvillojë përballej. Por, është e udhës të themi se marrëveshja mes Joshuas dhe Furyt është arritur dhe pjesa financiare është në dakordim të plotë”, ka shtuar më tej ai.

Njëra përballje pritet të zhvillohet në Wembley Stadium në Londër, ndërsa e dyta do të jetë në Arabinë Saudite, aty ku do të rriten edhe fitmet e të dy boksierëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code

Translate »