
Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna duket se ka ruajtur format e saj seksi gjatë pandemisë së koronavirusit.
Këngëtarja, e cila është e martuar me Patris Berishë dhe ka një djalë, vitin e kaluar kishte ardhur me një projekt muzikor dhe kishte përformuar “live” disa këngë.
Megjithatë, karriera e Tunës ka pësuar rënie kohëve të fundit dhe ajo nuk po arrin që ta gjen formën e vet ashtu sikurse e kishte në kulmin e saj gjatë viteve 2012-2016.
Megjithatë e njohur si “zogu ma i mirë prej krejtve”, Tuna sot ka treguar se ende ka çka të tregoj për fansat e saj.
Nëna e një djali të cilin ajo e ka pagëzuar Tian ka treguar format e saj në ballkonin e një banese e ku duket se ajo është larguar për pak kohë nga Kosova, ose për të pushuar pas vetizolimit shkaku i pandemisë, ose për të filluar xhirimet e saj për ndonjë projekt muzikorë.
